[email protected]

Përmes videos së vjetër pretendohet rrejshëm se xhandarmëria serbe u fut në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një videoje është pretenduar për hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës. Videoja është postuar nga faqja “Publiku” në Facebook, më 24 prill, me mbishkrimin “Alarmante-Ushtria serbe futet brenda territorit të Kosovës”.     Çka nuk shkon me këtë video?   Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është e vjetër. “Gazeta Metro” […]

Vazhdon narracioni i pabazuar për dëbimin dhe persekutimin e serbëve që jetojnë në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë (ZKQS) ka vazhduar me narracionin se serbët e Kosovës po përballen me dhunë të vazhdueshme në Kosovë.    Më 7 maj, drejtori i ZKQS-së, Petar Petkoviq, i reagoi kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit e cilësoi propagandë narracionin e Serbisë në lidhje me sigurinë e […]

Deklarata e një deputeti nxirret si titull i artikullit, pa treguar se nga vjen ajo informatë 

Është publikuar një artikull i titulluar, “Skandal në Dubravë: Të burgosurit po presin deri në 10 ditë për t’u pastruar”.   ÇKA NUK SHKON ME KËTË ARTIKULL? Lajmi është publikuar dje (7 maj), në portalin informativ “kosova-sot.info”, mirëpo hibrid.info ka gjetur se informata e publikuar vjen nga një deklaratë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Driton […]

Nuk ka fakte se personat që shfaqen në lutjet e namazit në Universitetin e Kalifornisë, janë studentë amerikanë të konvertuar në besimin islam

Shkroi: Etrit Rexhepi Një video që shfaq disa persona teksa marrin pjesë në faljen e namazit, është publikuar me mbishkrimin që pretendon se paraqet studentë amerikanë në Universtitetin e Kalifornisë, në Los Angeles (UCLA), të konvertuar në besimin islam. Videoja është publikuar më 3 maj, nga një faqe në Facebook me emrin “Mesazhi.com”. Por, hibrid.info […]

Pretendimi për shkarkimin e Escobarit, i paverifikuar dhe mohohet nga DASh

Shkroi: Endrit Berisha Një artikull i publikuar të dielën më 5 maj në një media online ka pretenduar se Zëvendës Ndihmës Sekretari i shtetit amerikan, Gabriel Escobar, është shkarkuar nga kjo pozitë. ÇKA U RAPORTUA? Media me përmbajtje në gjuhën angleze “frontliner.uk” ka raportuar se Escobari është “shkarkuar nga pozita e të dërguarit të ShBA-së […]

Shitet online produkti “U Caps” me pretendimin e rremë se është ilaç që ndihmon në rikthimin e dëgjimit

Shkroi: Fatbardh Dema Është hedhur për shitje online një produkt që mban emrin “U Caps”, me pretendimin se i njëjti është ilaç që ndihmon në rikthimin e dëgjimit. Ky produkt është promovuar nga dy ueb-faqe të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, “al3.diefiltertea.info” dhe “teaequisphere.pro”. Brenda përmbajtjes promovuese gjendet një fotografi e një burri, që […]

Ngjarja e ndodhur në Gjermani paraqitet me fotografi nga Kosova e titull përgjithësues

Shkroi: Etrit Rexhepi “Katër fëmijë 13-vjeçar bien nga tarraca e palestrës, ja gjendja e tyre shëndetësore” është titulli i një artikulli të publikuar në hapësirën digjitale. Artikulli është publikuar sot (6 maj) në portalin e televizionit “ntv.al” dhe në faqen në Facebook të këtij mediumi. Por, në titull nuk është treguar se ku ka ndodhur […]

Dezinformohet përmes titullit se Albion Rrahmani është transferuar në Serie A

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se futbollisti nga Kosova, Albion Rrahmani, është transferuar në një nga ekipet e ligës më elitare të Italisë, Serie A. Artikulli i një portali informativ, “futbolli.al” është publikuar (2 maj), nga një faqe në Facebook, me emrin “Serie A Shqip”. Hibrid.info ka […]