info@hibrid.info

Petkoviqi dezinformon se po tentohet të tjetërsohet vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit

Shkroi: Festim Rizanaj Përmes një reagimi në rrjetin social X, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka hedhur pretendime se në Kosovë po tentohet të tjetërsohet vullneti i qytetarëve i shprehur me votë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai pretendon se votat e Listës Serbe në këto zgjedhje nuk përputhen […]

Pretendim i rremë se PDK ka siguruar 93.82% të votave nga jashtë Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një video-material me mbishkrimin që pretendon se portalet kanë raportuar se nga votat e mërgatës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 93.82% të votave. Kjo përmbajtje është publikuar dje (11 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “hipphop.al”. Tutje në mbishkrim pretendohet se me këtë rezultat, PDK do të […]

Pretendim pa fakte se policia e Kosovës po monton armatim në Jarinjë në prezencë të KFOR-it

Shkroi: Fatbardh Dema “Në Jarinjë aktualisht forca të FIT-it, 7 autoblinda në të cilat po montojnë armatim Brownings, janë ngritur dronë, KFOR-i prezent”, thuhet në postimin e publikuar në median sociale Telegram. Ky postim u gjet i publikuar dje (11 shkurt) në Telegram nga kanali në gjuhën serbe “КОРИДОР” (KORIDOR). Verifikimi Pas hulumtimit të kryer […]

Ali Ahmeti s’u takua në Prishtinë me krerët e partive opozitare pas zgjedhjeve, fotot janë të vjetra

Shkroi: Fatbardh Dema “Ali Ahmeti i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti takime në Prishtinë”, mban titullin artikulli i publikuar dje (10 shkurt) nga portali në gjuhën shqipe “Mak.info”. Në mbishkrimin e fotografisë ngrihet pretendimi nëse dyshja nga Maqedonia e Veriut po e ndërtojnë koalicionin qeverisës në Kosovë (zgjedhjet në Kosovë u mbajtën […]

Vuçiqi nuk ka thënë se qeverinë në Kosovë e formon Lista Serbe me opozitën

Shkroi: Fatbardh Dema Në median sociale Facebook u shpërnda një postim në formë imazhi me mbishkrimin “Vuçiq: Qeverinë e formon Lista Srpska bashkë me opozitën”. Ky postim u publikua dje (10 shkurt) në Facebook nga faqet “Kosova Report”, “Albanian News” dhe “Gazeta 17 Shkurti”. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se […]

Pretendim i rremë se ministri i jashtëm turk e ka uruar Kurtin për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit

Shkroi: Festim Rizanaj Në mediat sociale qarkullon një pretendim se ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i ka uruar fitoren kandidatit të LVV-së për kryeministër, Albin Kurti për zgjedhjet e 9 shkurtit gjatë një bisede telefonike. Ky pretendim është publikuar nga faqja në Facebook “Lajme Nga Bota”, e cila e ka shoqëruar atë me […]

Publikohet përsëri mashtrim “për ndihmë humanitare” lidhur me medikamentin për prostatë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh që pretendon se është marrë vendimi që të jepen praktikisht pa pagesë, kapsula kundër prostatës. Kjo përmbajtje është publikuar si e sponsorizuar (6 shkurt) në formë të një imazhi të klikueshëm në Facebook, nga një faqe me emrin “WellCare Hub”. Çka nuk shkon me postimin? Pas verifikimit nga hibrid.info, […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një artikulli është pretenduar për vrasjen e dy personave nga një ish-kandidat për deputet. “Tronditëse/Ish-kandidati për deputet bën masakër, vret 2 borxhlinjtë dhe s’pranon të dorëzohet”, mban titullin artikulli i publikuar nga faqja “Agjencia e Lajmeve Sot News” në Facebook të hënën (10 shkurt). Verifikimi: Duke pas parasysh se ky portal […]

Ambasadori i Rusisë në Serbi konspiron se Kosova para zgjedhjeve është një “zonë me rrezik të lartë”

Shkroi: Festim Rizanaj Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Bocan-Kharchenko, ka deklaruar se situata në Kosovë para zgjedhjeve është një “zonë me rrezik të lartë” për përshkallëzimin e krizës. Në një intervistë për RIA Novosti, ai theksoi se zgjedhjet janë shoqëruar me manipulime ndaj partisë Lista Serbe dhe se situata është kaq e tensionuar, sa […]

Rruga Prishtinë – Mitrovicë nuk u përfundua brenda një viti, siç kishte deklaruar Durmishi

Shkroi: Etrit Rexhepi “Rruga Prishtinë – Mitrovicë do të përfundoj brenda afatit prej 12 muajve”. Kështu shkruhej në përshkrimin e një video-materiali të publikuar më 8 shkurt, 2024, në llogarinë e Hysen Durmishit, zëvendësministrit të Infrastrukturës në Facebook. A përfundoi realizimi i kësaj rruge brenda këtij afati? Hibrid.info ka gjetur se një pjesë e rrugës […]

Translate »