Në TikTok është publikuar një video-material me imazhin e teologut shqiptar Elvis Naçi.
Imazhi përmban mbishkrimin në të cilin pretendohet se Naçit i është ndaluar hyrja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Por hibrid.info e ka verifikuar përmbajtjen dha ka vërtetuar se pretendimi i publikuar nuk qëndron.
Vegëzat e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaritë “lagraqsaqi” dhe “realiteti_shqiptar_”:
https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7305460873286405409
https://www.tiktok.com/@realiteti_shqiptar_/video/7305126813255240966
Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinavë të kërkimit dha ka gjetur se pretendimi i publikuar nga llogaritë në fjalë, paraqet një status të opinionistit Bledi Mane dhe nuk është lajm. (shih këtu)
I njëjti shkrim është publikuar si opinion në mediumin online “shqiptarja.com”. (shih këtu)
Hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij opinioni përmban shenjën e pikësimit – pikëpyetjes. Publikuesit e video-materialit e kanë marrë imazhin nga artikulli i publikuar te “shqiptarja.com” dhe kanë ndërhyrë duke hequr shenjën e pikësimit, me qëllim që artikulli të publikohet si lajm.
Analiza:
Disa llogari në TikTok kanë publikuar video-material, ku pretendohet se teologut Elvis Naçit i është ndaluar hyrja në SHBA.
Hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi në fjalë paraqet opinion. Llogaritë në fjalë kanë ndërhyrë në imazh dhe e kanë publikuar artikullin si lajm.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje “Dezinformatë”.
Vlerësimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.