info@hibrid.info
Nuk pritet nënshkrimi i ndonjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë javës së ardhshme
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar sot (11 tetor) një artikull me titull “Vjen Iajmi nga BE, javën e ardhshme Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në muajin qershor.

Në përmbajtje gjendet lajmi i datës 17 qershor, atëkohë kur Bashkimi Evropian priste që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizonin temën e energjisë. Kështu ishte shprehur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano.

Pra, ky portal i dyshimtë ka publikuar një artikull të vjetër të marrë nga “Evropaelirë.org”, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual dhe duke i vënë titull të paqartë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/10/11/38907/?fbclid=IwAR3M9qbMA6iaaoc5LJw82CVw8lQ8gCiO_9birQvIufhuzvOP5DUijecgOx4

Përveç që lajmi është i vjetër dhe ka titull të ndryshuar, krahasuar me atë autentik, portali i dyshimtë “news426media.com” i ka vendosur edhe fotografi jo adekuate.

Në fotografi gjendet portreti i presidentes së Komitetit Evropian, Ursula von der Leyen (shih këtu), ndërsa në artikull nuk përmendet në asnjë rast emri i saj dhe lajmi nuk ndërlidhet me fare me këtë figurë.


Ky artikull i vjetër me titull të sajuar është shpërndarë sot (11 tetor) edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga mediumi online “Radio Evropa e Lirë” me 17 qershor. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit qershor, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i ndryshuar titullin.

Në fotografinë e përdorur në këtë artikull nga ky portal i dyshimtë, gjendet portreti i presidentes së Komitetit Evropain, Ursula von der Leyen, ndërsa artikulli nuk ka të bëjë asgjë me këtë figurë politike.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »