[email protected]
Përmes një vegëze të dyshimtë mashtrohet se Qeveria jep energji diellore falas
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, në mbishkrimin e së cilës, pretendohet se do të sigurohet energji diellore falas nga Qeveria e Kosovës për personat mbi 45 vjeç.

Kjo vegëz është publikuar dje (30 maj) nga një faqe me emrin “Solar kit”, në Facebook dhe është shpërndarë në më shumë se 10 raste, deri në momentin e trajtimit.

Cila është e vërteta?

Por, hibrid.info ka gjetur se pretendimi në fjalë është mashtrim


Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Solar kit” në Facebook:

https://archive.is/dg5UZ


Pas kontrollit të ueb-faqes së paraqitur nga vegëza, hibrid.info ka gjetur se faqja në fjalë shfaq disa seksione, të cilat në shumicën e rasteve, pas klikimit, dergojnë të ueb-faqe të jashtme, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me institucionet e Kosovës.


Përveç kësaj, me anë të ueb-faqes “ScamAdviser.com“, e cila bën kontrollin e ligjshmërisë së ueb-faqeve, është gjetur se faqja në fjalë, vlerësohet si e dyshimtë (shih këtu).


Ndërsa çka mund ta bëjë të dyshimtë përmbajtjen në fjalë, është edhe fakti se faqja në Facebook, e cila e ka publikuar vegëzën, nuk ka asnjë publikim tjetër në kohështrirjen e saj dhe nuk ka paraqitur të dhëna rreth veprimtarisë (shih këtu).


I vetmi vendim në lidhje me energjinë diellore, është thirrja publike e hapur më 6 shkurt të këtij viti nga Ministria e Ekonomisë për mbështetjen me subvencione për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (shih këtu dhe këtu).

Aplikimi për këtë thirrje përfshin dy faza; afati i fundit për aplikim për fazën e parë është deri më datën 31 maj 2024, ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 30 shtator 2024.


Analiza:

Pretendimi se do të sigurohet energji diellore falas për personat mbi 45 vjeç nga Qeveria e Kosovës, nuk është i vërtetë.

Burimi i publikimit të këtij pretendimi është i dyshimtë, ndërsa vendimi i Qeverisë së Kosovës, parasheh subvencione për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat aplikojnë për pajisje me sistem diellor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »
1406