[email protected]
Pretendohet rrejshëm se është ndryshuar pamja e flamurit shtetëror të Kosovës
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet përmbajtje që pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për ndryshimin e pamjes së flamurit shtetëror të Kosovës.

Ky pretendim është publikuar dje me anë të një imazhi në TikTok nga një llogari me emrin “sunduesinates”.

Në fotografi shfaqet flamuri i Kosovës dhe flamuri i ndryshuar ku harta e Kosovës është zëvendësuar me shqiponjën dy krenare të flamurit kombëtar shqiptar.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka vendim zyrtar për ndryshimin e pamjes së flamurit shtetëror të Kosovës.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “sunduesinates” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@sunduesinates/photo/7398865924570254597


Mbishkrimi i publikimit:

“Prishtinë, 3 gusht 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot një vendim të rëndësishëm për ndryshimin e pamjes së flamurit kombëtar të Kosovës. Në një konferencë për shtyp, Kurti bëri të ditur se harta e Kosovës që ndodhet aktualisht në flamur do të zëvendësohet me shqiponjën shqiptare por në ngjyrë të artë.”


Deri në trajtimin e këtij artikulli, postimi i publikuar në TikTok ka arritur të marrë 1.2 milionë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Pasi që pretendimi bazohet në siç thuhet në një konferencë për shtyp të kryeministrit Kurti, hibrid.info ka hulumtuar për aktivitetet e Kurtit gjatë datës së 3 gushtit.

Në ueb-faqen e Zyrës së Kryeministrit, janë gjetur dy aktivitete në të cilat ishte prezent kryeministri Kurti më 3 gusht, në të janë inauguruar busti dhe pllaka përkujtimore e dy heronjve në Deçan dhe Gjakovë (shih këtu dhe këtu).

Ndërsa në faqen zyrtare tw kryeministrit Kurti në Facebook, nuk ka asnjë publikim që nga dy gushti (shih këtu).

Hibrid.info po ashtu ka kërkuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, për të njëjtin pretendim, por nuk ka gjetur konfirmim për atë që thuhet (shih këtu).

Sipas kushtetutës së Kosovës, pamja, mënyra e përdorimit dhe mbrojtja e flamurit dhe të simboleve të tjera shtetërore rregullohen me ligj (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për ndryshimin e pamjes së flamurit shtetëror të Kosovës, është i pa vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka njoftim e as vendim zyrtar për këtë pretendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »
1406