[email protected]
Pretendohet rrejshëm se “raketat shqiptare po e bombardojnë Rusinë”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta.thenews48hr.com”, ka publikuar artikullin me titull “’Me dashuri nga Shqipëria’, raketat shqiptare po e bombardojnë Rusinë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se ky titull është i sajuar, i cili nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i publikuar nga portali i televizionit Klan në Shqipëri “Klan.al” që ka të bëjë me një histori të një studenti ukrainas 22-vjeçar i cili ka deklaruar se ka gjetur një alternativë për të ndihmuar financiarisht ushtrinë ukrainase përmes OJQ-ve (këtu). Ky lajm është kopjuar dhe vendosur në përmbajtje të artikullit të “Gazeta.thenews48hr.com”, duke i vendosur titull të sajuar.

Ai ka vendosur të shes në internet mundësinë që në predhat e ushtrisë ukrainase që lëshohen kundër rusëve, të shkruhen mesazhe me porosi nga persona të ndryshëm.

Në njërën nga predhat shihet mbishkrimi në gjuhën angleze “from ALBANIA with LOVE” (Me dashuri nga Shqipëria), por që nuk dihet se kush e ka porositur një mesazh të tillë, pasi që vet Sokolenko ka deklaruar se porositë i merr kryesisht në rrjetin social Telegram dhe për të shkruar mesazhin e klientëve në një predhë duhet të paguajnë 40 Dollarë.

Pra, pretendimi “Raketata shqiptare po e bombardojnë Rusinë”, i bërë përmes titullit, rezulton të jetë i rremë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Gazeta.thenews48hr.com”:

https://gazeta.thenews48hr.com/lajme/me-dashuri-nga-shqiperia-raketat-shqiptare-po-e-bombardojne-rusine/?fbclid=IwAR2OxCQMRzBemWjxh1Ygf5RzbXd-hyk_upyf9JwPV_U3fdQFeGPPqnmZXK8


Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Analiza”, e cila numëron afër 60 mijë ndjekës, ndërsa në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Artikullin autentik të publikuar nga mediumi amerikan “Business Insider” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Gazeta.thenews48hr.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar.

Pas kontrollit të fakteve konstatohet se autori ka vendosur një lajm të vërtetë në përmbajte, por e ka interpretuar rrejshëm atë përmes titullit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »