Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “newslink4.com” ka publikuar të shtunën (24 dhjetor) një artikull me titull Snajperisti kroat: Jam i gatshëm t’i ndihmoj Kosovës në çdo kohë!”.
Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjet Facebook-profilin e personit në këtë fotografi që mbanë emrin Ermal Zymberi.
Nga përmbajtja në këtë profil kuptohet se ky person është kosovar, duke u bazuar edhe nga ngjarjet të cilat dokumentohen me fotografi që shpërbejnë për identifikimin e tij.
Artikulli me pretendimin e pasaktë, është shpërndarë edhe më herët nga portale tjera të dyshimta, e që edhe atëherë janë verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newslink4.com:
Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës. (shih këtu)

Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, portali i parë që kishte publikuar këtë artikull ishte “Lideri.mk”. Ky portal i dyshimtë këtë artikull e ka mbështetur duke u bazuar në një llogari në Facebook me emrin “Ban Boric”, ku është postuar fotografia e këtij pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Mirëpo, hibrid.info ka vërtetuar se kjo llogari në Facebook, tashmë ka ndërruar fotografinë në atë postim, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e disa ushtarëve të FSK-së. (shih këtu)
Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur llogarinë në Facebook të pjesëtarit të FSK-së që shihet në fotografi, emri i të cilit është Ermal Zymberi. (shih këtu dhe këtu)
Analiza:
Portali i dyshimtë “neëslink4.com” ka ri-publikuar një artikull të vjetër duke u bazuar në një llogari në Facebook me emrin “Ban Boric”, ku pretendon se në fotografi është një ushtar kroat, i cili pretendohet se është shprehur “Jam i gatshëm t’i ndihmoj Kosovës në çdo kohë!”.
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ushtari në fotografi nuk është kroat, por është pjesëtari i FSK-së, Ermal Zymberi.
I njëjti artikull është publikuar edhe më herët nga portale tjera të dyshimta, të cilat gjithashtu janë verifikuar nga hibrid.info.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.