Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar dje (20 tetor) një artikull me titull, “Forcat ruse suImojnë konsullatën e Shqipërisë në Kharkiv”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (mars 2022) dhe ka të bëjë me një sulm nga forcat ajrore ruse në objektin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në qytetin lindor të Ukrainës – Kharkiv.
Ky portal i dyshimtë është munduar ta ri-sjellë këtë lajm të vjetër si aktual, duke shtyrë lexuesit të klikojnë në të.
Vegëza e artikullit të publikuar në “neës426media.com”:
Pjesë të artikullit të publikuar në “neës426media.com”:
Ushtria ruse ka suImuar edhe konsullatën e Shqipërisë në Kharkiv. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme për Evropën e Shqipërisë..
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një mesazhi në Twitter, duke dënuar suImin.
“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrise, e cila ka publikuar edhe fotot.
I njëjti artikull është publikuar dje (21 tetor) edhe në Facebook, nga faqja “koha e re” me rreth 7 mijë ndjekës. (këtu)
Nga hulumtimi përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar nga disa media online në Shqipëri dhe Kosovë në kohë reale ndërlidhur me ngjarjen. (këtu, këtu dhe këtu)
Lajmi për bombardimin e konsullatës shqiptare ishte publikuar në llogarinë zyrtare të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në Twitter. (këtu)
Analiza:
Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit muajit mars 2022 me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.
Lajmi kishte të bënte me sulmin në konsullatën e nderit të Shqipërisë në Ukrainë, e cila u sulmua nga forcat ajrore ruse gjatë muajit mars të këtij viti.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinfomatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.