info@hibrid.info
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se plaçkitja në Lubozhdë është bërë si kërcënim ndaj serbëve organizuar nga Prishtina
shape
shape
shape

Medium në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikulli dje (11 Janar) për grabitje të shtëpive të serbëve në fshatin Lubozhdë të Istogut gjatë festës së Krishtlindjeve Ortodokse. Ky medium hedh pretendimin se kjo është bërë, si pjesë e “fushatës së frikësimit dhe persekutimit të popullit serb të organizuar dhe frymëzuar nga Prishtina”.

Pretendimi i mediumit bazohet në një komunikatë të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ende nuk dihet se kush janë kryerësit e kësaj vepre dhe për çfarë qëllimi është bërë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/kim/854832/kuce-srba-sa-kosmeta-opljackane-na-bozic/vest


Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

Zyra kërkon që hajdutët të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.

– Kërkojmë që hajdutët të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse në të kundërtën ky incident do të jetë një tjetër konfirmim se në Kosovë po organizohet një fushatë frikësimi dhe persekutimi të popullit serb, veçanërisht të të kthyerve si kategoria më e ndjeshme. dhe Metohija dhe të frymëzuar nga Prishtina.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen zyrtare të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

https://www.kim.gov.rs/lat/v5424.php


Pjesë e komunikatës të publikuar në faqen zyrtare të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

Është qartazi një aksion i organizuar në të cilin morën pjesë disa persona dhe serbët e kthyer në Lubozhdë janë të revoltuar, jo vetëm për faktin se familjet e lënduara pësuan dëme të mëdha materiale, por edhe për faktin se ky sulm i paparë dhe i pacipë ndodhi gjatë festa më e gëzueshme e krishterë, kur edhe serbët edhe Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë e Metohi dërguan ekskluzivisht mesazhe paqeje dhe tolerance.

Kërkojmë që hajdutët të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse në të kundërtën ky incident do të jetë një tjetër konfirmim se në Kosovë po organizohet një fushatë frikësimi dhe persekutimi të popullit serb, veçanërisht të të kthyerve si kategoria më e cenueshme dhe Metohija dhe frymëzuar nga Prishtina.


Për pretendimin e bërë, mediumi në gjuhën serbe nuk ofron ndonjë fakt se kush janë kryesit e veprës dhe cili është qëllimi i tyre.

As Zyra për Kosovën nuk ofron të dhëna faktike për kryesit e veprës dhe qëllimin e tyre, edhe pse, duke u bazuar vetëm në këtë plaçkitje të shtëpive të banorëve të komunitetit serb, pretendon se kjo po bëhet më qëllim dhe se, sipas kësaj zyre “po organizohet një fushatë e frymëzuar nga Prishtina për frikësimin dhe persekutimit të serbëve, veçanërisht të të kthyerve”.

Pretendime të tilla të pa bazuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pasur edhe më herët të cilat i ka trajtuar hibrid.info. (këtukëtukëtu, këtu)


Analiza:

Mediumi në gjuhën serbe kanë publikuar deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në lidhje me plaçkitjen e dy shtëpive të qytetarëve të komunitet serb.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në reagimin e tyre, që i referohet mediumi serb, nuk ofron fakte konkrete për kryesit e veprës dhe qëllimin e tyre.  Pra pretendimi se ky veprim po bëhet me qëllim të frikësimit dhe persekutimit të serbëve frymëzuar nga Prishtina, nuk është i bazuar në fakte argumentuese.

Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Arsyetimi:


Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme

Share With Others

Translate »