[email protected]

Opinioni i Enver Bytyçit paraqitet gabimisht me fotografinë e Christopher Hill

Shkroi: Endrit Berisha Një imazh i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është shoqëruar me titullin “SHQIPTARËT SPIUNË TË SERBISË NË KOSOVË DHE RRËMUJA BALLKNIKE E KRYEMINISTRIT EDI RAMA” në një postim në Facebook. Publikimi është bërë nga faqja “Ntv Televizion” të shtunën (8 qershor). Çka nuk shkon me këtë […]

Përmes titullit pretendohet gabimisht se një person është arratisur nga burgu

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull, i titulluar “Arratiset një person nga burgu i Gjilanit”. Lajmi është publikuar nga portali i Radio Star, “radiostargjilan.com”, më 17 maj të këtij viti . Cila është e vërteta? Pas verifikimit nga hibrid.info, është gjetur se bëhet fjalë për një person të arrestuar, i cili ishte arratisur në […]

Lajmi për vërshimet në Prishtinë, paraqitet gabimisht me anë të një imazhi të përmbytjeve në Shkodër

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull që ka raportuar për vërshime në Prishtinë. Lajmi është publikuar sot (20 maj) nga “albinfo.ch”, portal në gjuhën shqipe, që operon në Zvicër. Por, pas kontrollit nga hibrid.info, është gjetur se imazhi me anë të së cilit është paraqitur lajmi, nuk shfaq pamje nga Prishtina. Bazuar në rëndësinë […]

Ende nuk dihet se sa futbollistë me prejardhje shqiptare do të jenë pjesë e Zvicrës në Kampionatin Evropian

Shkroi: Fatbardh Dema U pretendua se gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare do të jenë pjesë e kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Evropian. Artikulli u publikua nga portali informativ “ina-online.net” me datë 17 maj dhe mban titullin “Publikohet lista! 6 shqiptarë do të jenë pjesë e ekipit të Zvicrën në Euro 2024”. Por cila është e […]

Raportohet gabimisht se PSG e mposhti Dortmundin në Ligën e Kampionëve

Shkroi: Fatbardh Dema U pretendua se ekipi futbollistik Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në kuadër të Ligës së Kampionëve. Postimi u publikua sot (2 maj) nga portali informativ “Ntv.al” në faqen zyrtare në Facebook, me mbishkrimin “CHAMPIONS LEAGUE, PSG VIJON TRADITEN, MPOSHT DORTMUNDIN NE GJYSME FINALEN E PARE”. Pas verifikimit të fakteve […]

Raportohet gabimisht se Konjufca ka 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani

Shkroi: Etrit Rexhepi Portali informativ “Klan Kosova” ka publikuar sot (20 prill) një artikull me titull “Konjufca për gati 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani”. Në këtë artikull ndonëse nuk tregohen të dhënat për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, në përmbajtje të këtij artikulli tregohet për paratë […]

Gazetari nga Presheva nuk ka thënë “Serbia i ndaloi edhe serbët që janë pjesë e FSK-së”

Shkroi: Festim Rizanaj Portali informativ “Klankosova.tv” ka publikuar një artikull dje (17 prill) me pretendimin se Serbia i ndaloi edhe qytetarët serbë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë ndalimit të autobusëve me udhëtarë kosovarë në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën. Artikulli bazohet në një deklaratë të […]

Sveçla ka folur për 400 ekstremistë serb që po trajnohen për luftë, e jo 4000 të tillë

Shkroi: Etrit Rexhepi Portali informativ “ntv.al” ka publikuar (2 prill) një artikull të titulluar “4000 janë gati për luftë, po trajnohen në kufi me urdhër të Vuçiçit”. Në bazë të imazhit të bashkangjitur kuptohet se bëhet fjalë për një deklaratë të ardhur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Por, pas verifikimit të përmbajtjes […]

Raportohet gabimisht se Bekim Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Portalet informative me përmbajtje në gjuhën shqipe “arbresh.info” dhe “infosot.com” kanë publikuar dje (14 mars) një artikull me titull “LDK humb shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Bekim Kupina zgjidhet kryesues”. Por, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi që kryesues i […]

Translate »