Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news388media.com”, ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri Kurti ua bën ‘8 Me 2’ gjithë kritikëve, ‘kam qenë në Shtëpinë e Bardhë’, ndërsa ofron edhe argument”.
Në fotografinë e këtij artikulli shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.
Mirëpo, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografia është tërësisht e montuar.
Në përmbajtje gjendet lajmi me njoftimin e Kurtit, i cili pas ardhjes nga SHBA-të bëri të ditur se në ambientet e Shtëpisë së Bardhë ishte takuar me këshilltarin e Presidentit Biden, Jake Sullivan.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news388media.com”:
Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 160 mijë ndjekës, ndërsa në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e Kurtit me Biden është e montuar.
Biden në fotografinë origjinale shihet me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida. (shih këtu)
Ndërsa imazhi i Kurtit është shkëputur nga fotografia e tij me këshilltarin e Presidentit Biden, Jake Sullivan. (shih këtu)
Detajet e fotografisë i gjeni më poshtë.

Analiza:
Portali i dyshimtë “news388media.com” ka përdorur fotografinë e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në takimin e tij me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, të cilin e ka prerë duke e bashkuar me fotografinë e Albin Kurtit me pretendimin se këta të dy janë takuar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Hibrid.info ka gjetur se fotografia është e montuar, pasi edhe iamzhi i Kurtit është marrë nga takimi i tij në SHBA me këshilltarin e Presidentit Biden, Jake Sullivan.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.