Artikulli me titull “LAJMI I FUNDIT – Çmimi i naftës në Kosovë: do te lirohet në 1,35 euro?” është publikuar sot (18 korrik) nga portali i dyshimtë “banglacontent24.com”.
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i rremë, që nuk përputhet me përmbajtjen. Në fakt, në artikull paraqitet një lajm i publikuar nga portali “Jepize.com”, më 5 shkurt, që kishte të bënte me çmimin e naftës të asaj kohe, por i cili është ndryshuar pjesërisht nga “banglacontent24.com” dhe është publikuar me pretendimin të paraqitet si aktual.
Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “banglacontent24.com:
Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetet sociale në Facebook nga faqet “Gazeta Prishtina” dhe “Lajmet e Fundit +”. (shih këtu dhe këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (5 shkurt) nga portali informativ “Jepize.com”. (shih këtu)
Analiza:
Portali i dyshimtë “banglacontent24.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit shkurt të këtij viti, lidhur me çmimet e naftës. Ndërsa në titull, ka pretenduar rrejshëm se po publikojnë lajm aktual lidhur me rënien e çmimeve të naftës.
Gjithashtu, në artikullin e publikuar nga “banglacontent24.com”, ka ndërhyrje nga autori në përmbajtje.
Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.
Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.