info@hibrid.info
Pretendohet rrejshëm se në artikull gjendet opsioni i aplikimit për vizë pune në Gjermani
shape
shape
shape

Portale të dyshimta më përmbajtje në gjuhën shqipe sot (29 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Apliko ketu : Banesa e paguar dhe vize pune ne Gjermani (DETAJET)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull tendencioz dhe të sajuar, pasi është vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me konkursin e hapur në vitin 2018 nga Aeroporti i Frankfurtit.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, del që ky artikull së pari është publikuar nga portali informativ “zëri.info” në prill të vitit 2018.

Megjithatë, në lajmin autentik të publikuar nga disa media gjermane, thuhet se Aeroporti i Frankfurtit kërkonte punëtorë nga shtetet si Greqia, Bullgaria dhe Kroacia. Ndërsa një gjë e tillë nuk është qartësuar as nga portali “zëri.info”, duke lënë të kuptohet se mundësia e aplikimit është e hapur për të gjithë të interesuarit nga të gjitha shtetet.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “konakushqiptar.com” dhe “banglacontent24.com”:

https://konakushqiptar.com/mbs/archives/193/konakushqiptar/uncategorized/?fbclid=IwAR2BUsyjykQQAFvfxdNejXg0Hg2VzU9yOS-2YslTGPJiSW-OjySThu-j8ac
https://konakushqiptar.com/mbs/archives/193/konakushqiptar/uncategorized/?fbclid=IwAR2BUsyjykQQAFvfxdNejXg0Hg2VzU9yOS-2YslTGPJiSW-OjySThu-j8ac
https://banglacontent24.com/sites/apliko-ketu-banesa-e-paguar-dhe-vize-pune-ne-gjermani-detajet/?fbclid=IwAR1TqzOrcT9ktGGGa3P0dDsUsBRqalf4zMTfNzIQOD169HOVwvtbPQ8GPw0
https://banglacontent24.com/sites/apliko-ketu-banesa-e-paguar-dhe-vize-pune-ne-gjermani-detajet/?fbclid=IwAR1TqzOrcT9ktGGGa3P0dDsUsBRqalf4zMTfNzIQOD169HOVwvtbPQ8GPw0

Artikulli i publikuar nga portalet e dyshimta, është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet si “Pika Press” dhe “Lajmet e Fundit +”.


Vegëzën e artikullit të publikuar nga “zëri.info” më 19 prill 2018 mund ta gjeni këtu.

Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (18 prill 2018) nga disa media gjermane si “airliners.de” dhe “wz.de”.


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull është publikuar nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, por që në raste të caktuara i është ndryshuar titulli.

Hibrid.info ka arritur disa herë që të trajtojë këtë artikull dezinformues të publikuar nëpër rrjete sociale në kohë të ndryshme. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta “konakushqiptar.com” dhe “banglacontent24.com” kanë publikuar një lajm të vjetër e të pa argumentuar, i cili përmban titull të sajuar me pretendimin se në përmbajtje gjendet opsioni për të aplikuar për vizë pune në Gjermani.

Nga shqyrtimi i të gjitha fakteve, hibrid.info vlerëson se kjo përmbajtje është e pa argumentuar, është e vjetër dhe e në disa pjesë e sajuar. Për këtë arsye, këtë përmbajte ekipi i hibrid.info e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »