info@hibrid.info

Pretendim i rremë se bashkëshortja e Thaçit është rektore në Universitetin e Mitrovicës

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh me mbishkrimin që pretendon se Lumnije Gërxhaliu-Thaçi, bashkëshortja e Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës është rektore në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë. Përmbajtja është publikuar dje (18 dhjetor) në TikTok nga një llogari me emrin “me.qeverine.kurti3”. Sa qëndron pretendimi? Hibrid.info ka gjetur Gërxhaliu-Thaçi nuk e mban dhe nuk […]

Pretendimi i rremë se Ekrem Hyseni është shprehur pro shkëmbimit të territoreve, si zgjidhje e vetme për problemin e veriut të Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material shkëputur nga një intervistë e Ekrem Hyseni, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega Podujevë, me mbishkrimin që pretendon se i njëjti është shprehur pro shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është në favor që veriu i vendit t’i jipet Serbisë, si zgjidhje […]

Agim Veliu nuk ka thënë se LDK nuk e ka asnjë mundësi përballë Kurtit

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh me mbishkrimin që pretendon se Agim Veliu, deputet i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e ka asnjë mundësi ta mund Albin Kurtin. Përmbajtja është publikuar me 15 dhjetor, në TikTok nga një llogari me emrin “kingalbinkurti”. A është e vërtetë deklarata? […]

ShBA nuk ka publikuar asnjë listë të zezë për zyrtarët kosovarë në vitet e fundit

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një fotografi me listë emrash të zyrtarëve qeveritarë nga Kosova, për të cilët pretendohet se janë ne listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Imazhi është publikuar dje (15 dhjetor) në TikTok, nga një llogari me emrin “dardanianewsstation_”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur se asnjë nga […]

Pretendohet rrejshëm se Trumpi ka propozuar bashkimin Kosovë-Shqipëri

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një postimi në median sociale, TikTok, është pretenduar se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka propozuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pas një takimi që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pretendimi u bë nga llogaria “ballistet.39” më 12 dhjetor. Çka nuk shkon […]

Gjenerali serb Mojsiloviq nuk ka thënë se ministri Maqedonci ka kërkuar mbështetjen e tij

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi pretendohet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Milan Mojsiloviq ka deklaruar në llogarinë e tij në X (ish-Twitter) se ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci ka kërkuar mbështetje nga ai për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë. Ky pretendim u publikua […]

Pretendohet rrejshëm se ministri turk ka paralajmëruar njohjen e Kosovës nga Siria

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një publikimi në Facebook është pretenduar se ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se sapo të formohet qeveria e re në Siri, menjëherë ky shtet do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Pretendimi u publikua nga llogaria “Lajme Nga Bota”, ndërsa e njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në TikTok […]

Raportim i pasaktë se Besarta Jashari do të jetë kandidate për deputete nga radhët e VV-së

Shkroi: Fatbardh Dema Është raportuar se Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jasharit, do të jetë në garë për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Artikulli është publikuar nga mediumi në gjuhën shqipe “klankosova.tv” më 11 dhjetor me titull: “EKSKLUZIVE: Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete”. Çka nuk […]

Imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe deklaratë e pathënë nga Donald Trump

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një fotografi që shfaq portretin e Donald Trump, presidentit të zgjedhur të ShBA-së, me një kapelë të vendosur që ka mbishkrimin “KOSOVA” dhe me mbishkrimin që pretendon se ai është deklaruar se: Populli Amerikan do të jetë përkrah shtetit të Kosovës, do ta bëjmë të pamundurën që ti lirojmë sa më […]

Pretendohet pa fakte se i dyshuari për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare është me origjinë shqiptare

Shkroi: Fatbardh Dema Personi i dyshuar për vrasjen e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë së sigurimeve shëndetësore në ShBA, “UnitedHealthcare”, pretendohet se ka prejardhje shqiptare. Përmes një postimi në X (ish-Twitter), u ngrit pretendimi se në bazë të të dhënave publike nga “23andme.com“, që është një kompani amerikane që kryen shërbim të ADN-së bazuar në pështymë, […]

Translate »