info@hibrid.info

Pretendimi i pasaktë se në Shqipëri është mbyllur TikTok-u

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material me mbishkrimin që pretendon se në Shqipëri është mbyllur TikTok-u, me urdhër të kryeministrit, Edi Rama. Kjo përmbajtje është publikuar dje (20 nëntor) në TikTok nga një llogari me emrin “blero_show”. Çka nuk shkon me këtë përmbajtje? Hibrid.info ka gjetur se ky pretendim është paraqitur me anë të […]

Manipulohet sondazhi televiziv i vitit 2021, paraqitet rrejshëm si aktual

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh që tregon përqindje dhe numër votash për dy kandidatë për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamzën dhe Albin Kurtin. Mungon përshkrimi se prej nga ka ardhur ky rezultat, por dihet se kjo fotografi është publikuar (16 nëntor) në TikTok nga një llogari me emrin “mentor.g.me”. Por cila është e […]

Pretendim i pabazë se disa persona të komunitetit shqiptar sulmojnë një tjetër person në New York

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një video-material ku shihen disa persona duke sulmuar fizikisht një tjetër person, në një hapësirë publike në Brooklyn – New York. Videoja me pretendim se personat që e kryejnë sulmin, janë të përkatësisë etnike shqiptare, është publikuar sot (13 nëntor) në platformën “X” (ish-Twitter), nga një llogari me emrin “VukFeNix”. E […]

Pa fakte pretendohet se një grua që reagoi ndaj rezultatit të zgjedhjeve në ShBA është shqiptaro-amerikane

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material ku shihet dhe dëgjohet një grua teksa shprehet në gjuhën angleze me tone të larta dhe me gjuhë të papërshtatshme. Në titrat që i janë vendosur videos, shkruhet se ky reagim i gruas në fjalë vjen pas rezultatit zgjedhor të Kamala Harrisit, kandidates demokrate në zgjedhjet presidenciale në […]

Murali i Kamala Harrisit s’është në Prishtinë, por në Atlanta të ShBA-së

Shkroi: Fatbardh Dema “Në Prishtinë u ngutën para se ta shihte Trumpi”, mban mbishkrimin një video e publikuar në “Telegram”, i përcjellë me një emotikon duke qeshur me lot. Në këtë video shfaqet një person duke e lyer me ngjyrë një mural që paraqet portretin e kandidates demokrate për presidente të ShBA-së, Kamala Harris. Përmbajtja […]

Abdixhiku nuk ka pretenduar se liberalizimi i vizave është meritë e LDK-së

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një imazh që shfaq Lumir Abdixhikun, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me pretendimin se ka premtuar se do ta anëtarësojnë Kosovën në NATO e BE, ashtu siç e patën realizuar liberalizimin e vizave. Përmbajtja është publikuar me 3 nëntor në Facebook, nga një llogari me emrin “Muharrem Tashevci”. Gjetjet […]

Propozimi i Qeverisë s’parasheh rritje page më të madhe për Kurtin, por për të gjithë njësoj

Shkroi: Etrit Rexhepi “Albin Kurti ia rrit pagen me se shumti vetes!!! TURP” është mbishkrimi që i është vënë një fotografie të publikuar në TikTok e në të cilin shihen pagat në sektorin publik, sipas propozimit më të ri të Qeverisë së Kosovës. Publikimi u bë nga llogaria me emrin “tavnikcitypdk” dje (30 tetor). Llogaria […]

Opinioni ku shprehet mundësia e tradhtisë së SHBA-së ndaj Ukrainës, paraqitet pasaktësisht si raportim i një mediumi

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një përmbajtje që pretendon se sipas kompanisë mediatike, “Bloomberg”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) “po përgatiten të tradhtojnë Ukrainën dhe të pranojnë kushtet e Rusisë duke përfunduar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”. Ky pretendim është dhënë me anë të një statusi të publikuar sot (21 tetor) nga një […]

Translate »