info@hibrid.info

Imazhi i protestës së mbajtur në Islamabad në përkrahje të Palestinës, paraqitet si protestë në Berlin

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Bota-islame.com”, ka publikuar dje (6 nëntor) në faqen e tij në Facebook një imazh të një proteste. Në imazh shfaqet një protestë në mbështetje të Palestinës, për të cilën publikuesi pretendon se ka ndodhur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur […]

Murati nuk ka thënë “më mirë të paguajmë mercenarë se sa policë e minatorë”

Llogaria në TikTok që mban emrin “dino0486” ka publikuar dje (2 nëntor) një video-material me imazhin e Hekuran Muratit, ministër i financave, punës dhe transfereve. Imazhi i ministrit përmban mbishkrimin që pretendon se ky i fundit ka deklaruar se “Më mirë të paguajmë mercenarë se polic e minatorë”. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info […]

Publikohet deklaratë e rreme me pretendimin se Dua Lipa ka reaguar kundër Rita Orës

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar me 29 dhe 30 tetor një  fotografi të  Dua Lipës, këngëtares së famshme nga Kosova. Fotografia është përcjellë me mbishkrimin: “Dua Lipa godet ashpër Rita Orën: Mos u bo pak e tepërt…”, duke pretenduar se Dua Lipa është shprehur kështu ndaj Rita Orës, këngëtares […]

Deepfake: Kurti nuk ka folur në gjuhën arabe

Llogaria në TikTok me emrin “kanalistat” ka publikuar dje (28 tetor) një video-material, që shfaq Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës. Kryeministri Kurti degjohet teksa flet në gjuhën arabe, gjë të cilën e pretendon edhe mbishkrimi i vendosur video-materialit. Por pas verifikimi nga hibrid.info është vërtetuar se në video-material është ndërhyrë me anë të Inteligjencës Artificiale […]

Imazhi i shkrepur i konfliktit Hamas – Izrael në vitin 2018 publikohet si aktual

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje (27 tetor) imazhe që shfaqin re të mëdha tymi në disa vendbanime. Këto publikime me anë të mbishkrimit kanë pretenduar se imazhet paraqesin momente të bombardimeve aktuale në Gaza. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se imazhi i publikuara në […]

Përdoret emri i një kirurgu kosovar për të krijuar artikull të rremë me pretendimin se shëron diabetin për një ditë

Faqja në Facebok “Atdheu Lajm” ka publikuar dje (25 tetor) një artikull me titull “Lajm fantastik: Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë”. Në këtë artikull pretendohet se kirurgu kosovar, Arbër Morina është shprehur se shëron sëmundjen e diabetit për një ditë. Hibrid.info pas hulumtimit në llogarinë personale të Morinës në Facebook, ka […]

Pamjet nuk paraqesin fëmijët e plagosur në Gaza, video është realizuar në vitin 2019 në Siri

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Support for Erdogan from Presheva”, ka publikuar me datë 23 tetor një video-material në të cilin paraqiten pamje të dy fëmijëve të gjakosur në fytyrë. Me anë të këtij video-materiali, faqja e lartcekur ngrit pretendimin se fëmijët janë palestinezë në Gaza dhe se janë plagosur si pasojë […]

Pamje të vjetra që shfaqin arrestime në Jerusalem, paraqiten si aktuale

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Support for Erdogan from Presheva”, ka publikuar dje (22 tetor) një video-material me pretendimin se Izraeli po arreston dhe kufizon të krishterët në Jerusalem. Gjithashtu, faqja e lartcekur pretendon se video-materiali është realizuar me datë 21 tetor të këtij viti. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga […]

Translate »