[email protected]

Lajm i rremë për “ndarjen e 18 mijë eurove si ndihmë për deputetët e Kuvendit të Kosovës”

Portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com” ka publikuar një lajm, ku thuhet se deputetëve të Kuvendit të Kosovës do iu ndahen 18 mijë euro ndihmë për krizën që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Titulli që jep këtë lajm, nuk argumentohet me përmbajtjen e tekstit brenda artikullit. Përderisa përmes titullit thuhet se do të bëhet shpërndarja e kësaj, të […]

Shpërndahet artikull i vjetër dhe i pa verifikuar rreth përdorimit të maskës

Një artikull rreth përdorimit të maskës është shpërndarë shumë në mediat online në gjuhën shqipe, i cili nuk përmban burim të informacionit. Që nga muaji prill, i njëjti tekst “përtypet” nga mediat shqiptare, por asnjëherë nuk përmendet se nga ku është marrë ky studim. Kjo dukuri e shpërndarjes së teksteve të pakonfirmuara është mjaft e […]

Publikohet lajm i rremë për karantinim

Media të dyshimta kanë publikuar një lajm të pavërtetë se gjoja nga e hëna do të ketë izolim të plotë. Ueb-faqja “newsbay24.com” ka publikuar këtë artikull, duke aluduar në një deklaratë të kryeministrit, Avdullah Hoti. Në këtë publikim të këtij mediumi të dyshimtë, është publikuar deklarata e kryeministrit Hoti, pas miratimit të rishikimit të buxhetit, […]

Publikohen lajme të pa verifikuara për “ilaçin që shpëton jetë nga Covid-19”

Disa media online kanë shpërndarë një artikull me titull “Gjendet ilaçi që shpëton jetën nga Koronavirusi, e kemi në të gjithë farmacitë tona”, në të cilin mungojnë burimet e informacionit dhe emrat e ekspertëve shëndetësorë që ndërlidhen me temën e paralajmëruar përmes titullit të artikullit. Teksti i plotë i artikullit: T: Gjendet ilaçi që shpëton […]