info@hibrid.info

Rritja e keqinformatave në TikTok, zgjedhjet në fokus

Përgatiti: Festim Rizanaj Monitorimi i përmbajtjeve në mediat sociale në gjuhën shqipe nga hibrid.info zbulon një trend të vazhdueshëm në përdorimin e këtyre platformave për shpërndarjen e informacionit të pasaktë dhe manipulues. Gjatë muajve të fundit, TikTok ka regjistruar një rritje në përhapjen e keqinformatave, duke u bërë burim shqetësues i informacionit të pasaktë dhe […]

Media serbe dezinformon se Ana Oxa ndërroi emrin për shkak të turpit nga origjina e saj shqiptare

Shkroi: Festim Rizanaj Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Mondo.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Media në gjuhën serbe “Mondo.rs” ka publikuar një artikull më 10 dhjetor, ku pretendohet se këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Anna Oxa, e lindur me emrin origjinal Anna Hoxha, ka ndryshuar emrin e […]

Zv/ministri i Arsimit pa argumente tenton të ndërlidhë kryetarin Muhaxheri me biznesmenin serb Kariq

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi në median sociale Facebook po tentohet të bëhet një ndërlidhje mes kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe biznesmenit serb, Bogolub Kariq (Bogoljub Karić). Media në gjuhën serbe “Kurir.rs”, më 8 dhjetor 2024, publikoi një artikull përmes të cilit pretendonte se Bogolub Kariq po ndërton qendër tregtare në […]

Petkoviqi ndërlidh pa fakte ndërtimin e nënstacionit të ri policor në Zveçan me pushtim të veriut

Shkroi: Fatbardh Dema Është pretenduar se ndërtimi i një nënstacioni të ri policor në komunën e Zveçanit, është “vazhdimësi e militarizimit ilegal dhe të dhunshëm si dhe i pushtimit të veriut të Kosovës”. Pretendimi u bë nga Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nëpërmjet një komunikate në uebfaqen e kësaj […]

Fotografia e Mike Tyson me flamurin palestinez, e gjeneruar nga inteligjenca artificiale

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh, që shfaq ish-boksierin Mike Tyson me flamurin e Palestinës. Ky imazh është gjetur i publikuar në disa faqe të mediave në Facebook, si dhe në llogarinë zyrtare të Gëzim Kelmendit, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës. Çka nuk shkon me përmbajtjen? Hibrid.info ka gjetur se kjo përmbajtje e shpërndarë, […]

Raportohet gabimisht se më shumë se 3 mijë persona vdiqën në aksidente për 4 vjet

Shkroi: Fatbardh Dema “​Mbi 3 mijë të vdekur nga aksidentet në trafik për 4 vjet” është titulli që tri portale në gjuhën shqipe e kanë publikuar të enjten (14 nëntor). Publikimi me këtë titull është hasur në portalet “botasot.info”, “rtv21.tv” dhe “lajmi.net”. Çka nuk shkon me titullin? Pas verifikimit të fakteve del se titulli është […]

Rritje e llogarive në TikTok duke publikuar keqinformata për institucionet e sigurisë në Kosovë

Shkroi: Fatbardh Dema Hibrid.info gjatë monitorimit ditor të përmbajtjeve online në median sociale TikTok, ka hasur në një llogari me emrin “mtrks25”, e cila publikon video e imazhe që kanë të bëjnë kryesisht me ushtri. Një numër i konsideruar i tyre janë të pavërteta. Në disa nga këto përmbajtje të rreme janë keqpërdorur emrat e […]

Hibrid.info prezanton praktikat e kontrollit të fakteve shoqërisë civile, gazetarëve lokal dhe zyrtarëve të institucioneve publike

Hibrid.info së fundmi ka mbajtur një sesion informues gjithëpërfshirës në Prishtinë, ku morën pjesë gazetarët lokalë, zyrtarët për informimi në institucione publike dhe aktivistë të shoqërisë civile. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i aftësive të pjesëmarrësve në kontrollin e fakteve, një nevojë thelbësore e mënyrës së informimit. Përveç ekipit të Hibrid-it, i cili […]

Translate »