info@hibrid.info
Pajisjet ushtarake që iu dhuruan Ukrainës, pretendohet rrejshëm se do t’i dhurohen Kosovës
shape
shape
shape

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar sot (15 dhjetor) një video-material, në të cilin shfaqen paisje ushtarake për të cilat pretendohet se do t’i dhurohen Kosovës si donacione.

Por, hibrid.info nuk ka gjetur burime që vërtetojnë pretendimine publikuar nga llogaria në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7312714816244813061

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se nga janë marrë pamjet e pajisjeve ushtarake të shfaqura në videon e llogarisë në fjalë.

Artikujt e gjetura nga hibrid.info, tregojnë për dronë ushtarakë të prodhuar në shtetin turk, të cilat i janë dhuruar shtetit të Ukrainës. (shih këtu dhe këtu)


Po ashtu me anë të makinës së kërkimit, “Google”, informata e fundit e gjetur në raport me pretendimin, është një artikull që tregon për takimin e kryeministrit Albin Kurti me drejtorin e kompanisë që prodhon dronë Bayraktar. (shih këtu)

Në këtë takim është theksuar së ishte diskutuar mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit, por nuk është vënë në dukje çështja e ndonjë donacioni të mundshëm për Kosovën.

Ndërsa në njoftimet Ministrisë së Mbrojtjes, për të cilat hibrid.info ka hululmtuar, nuk ka lajme që konfirmojnë pretendimin e kësaj llogarie. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që hibrid.info trajton pretendime të ngjashme nga llogaria e njëjtë në TikTok. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, që shfaq pajisje ushtarake për të cilat pretendohet se do t’i dhurohen si donacion Kosovës.

Por, hibrid.info nuk ka gjetur prova nga burimet zyrtare që mbështesin publikimin e pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »