info@hibrid.info
Ri-publikohet pretendimi i rremë për luftë të mundshme në Kosovë
shape
shape
shape

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar dje (3 gusht) një video-material me mbi shkrimin ku pretendohet për një luftë së shpejti në Kosovë.

Llogaria në fjalë pretendimin nuk e ka të mbështetur në asnjë bazë dhe fakt.

Megjithatë, hibrid.info ka hulumtuar edhe në burime tjera për të arritur tek dëshmitë që vërtetojnë pretendimin e paraqitur nga llogaria në fjalë, por që të tilla nuk janë gjetur.


Vegëza e video-materialit të publikuar në “TikTok” nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7263130594194771232


Edhe pse llogaria “kijameti2024”, pretendimin nuk e ka të mbështetur në asnjë burim kredibil, hibrid.info ka hulumtuar dhe ka kërkuar në ueb-faqet e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në njoftimet e fundit dhe zyrtare të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka informata që konfirmojnë pretendimin e llogarisë “kijameti2024” (shih këtu, këtu dhe këtu).

Po ashtu hibrid.info ka kërkuar edhe përmes makinës së kërkimit “Google”, në lidhje me pretendimin e shfaqur në video-material, por që nuk ka hasur në të tillë. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që pretendime të tilla publikohen nga llogaria në fjalë. Hibrid.info ka trajtuar ato në disa raste (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi për luftë së shpejti në Kosovë, bazuar në metodat për verifikimin e fakteve, nuk është arritur të faktohet.

Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit dhe në institucionet e sigurisë në vendin tonë, nuk janë gjetur raportime apo informata që konfirmojnë pretendimin e bërë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »