Twitter po u kërkon ndihmë nga përdoruesit në luftimin e lajmeve të rreme.
Kjo kompani e ka bërë të ditur këtë përmes lansimit të një pilot-projekti që lejon përdoruesit të raportojnë cicërimat false ose mashtruese.
Nisma e quajtur ‘Watchw Bird’, fillimisht po provohet midis një grupi të vogël në SHBA. Kompania në fjalë pranoi që sistemi i ri do të duhet të jetë “rezistent ndaj përpjekjeve të manipulimit”.
Kompanitë si Twitter po shikojnë mundësi për menaxhim më të mirë këtyre platformave.
Në një njoftim të zyrtarëve të Twitter-it të bërë gjatë të hënës thuhet: “Ne e dimë se ky projekt mund të jetë i çrregullt dhe me disa probleme, por ne besojmë se ky është një model që ia vlen të provohet”.
Twitter, së bashku me ndërmarrjet e tjera të mëdha të mediave sociale, është përpjekur të merret me dezinformimin në platformën e tyre.
Pilot-projekti do të lejojë përdoruesit të nënvizojnë tweet-et që ata besojnë se janë “mashtruese ose të rreme”, të sigurojnë prova për t’i denoncuar ato dhe t’i diskutojnë ato me të tjerët – në një faqe të veçantë – ‘Birdwatch’.
Denoncimet e përdoruesve do të vendosen në përmbajtje të tweet-ve.
Twitter thotë se kjo qasje e re mund ta ndihmojë kompaninë të përgjigjet më shpejt kur përhapen informacione mashtruese.
“Përfundimisht ne synojmë t’i bëjmë shënimet të dukshme drejtpërdrejt në Tweet-e për audiencën globale të Twitter“, thonë zyrtarë të Twitter.
Burimi: BBC