info@hibrid.info

Pretendimi se “Thaçi ka financuar partinë e Vuçiqit”, i vjetër dhe i pabazë

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “readkoala.com” ka publikuar një artikull me titull “Video/ Përgjimi ‘bombë’ që trondit politikën e Kosovës: Thaçi ka financuar partinë e Vuçiqit”. Artikulli me të njëjtin pretendim publikua edhe në gusht të vitit 2020 nga portali “pamfleti.com” në Shqipëri, ku thuhej se ky portal ka arritur të gjejë një përgjim […]

Pretendimi se vajza e Ramush Haradinajt do t’i vijojë mësimet në shkollën “Tasis”, del të jetë përmbajtje e pa verifikuar

Televizioni Kosovar në gjuhën shqipe “Klan Kosova” ka publikuar në portalin online “klankosova.tv” një lajm, përmes së cilit pretendohet se vajza e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, do të vazhdojë shkollimin në një shkollë të shtrenjtë në shtetin e Zvicrës. Mirëpo ky pretendim rezulton të jetë i pasaktë, pasi që bazohet në imazhin e një […]

Pretendime për kura mjekësore, që nuk bazohen në burime e referenca shkencore

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar disa artikuj lidhur me disa receta popullore që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Temat që trajtohen në këta artikuj, përshkruajnë receta popullore dhe të ngjashme, duke pretenduar në mënyrë të paargumentuar se mund t’i shërojnë disa sëmundje apo patologji shëndetësore. Hibrid.info ka trajtuar disa artikuj të publikuar […]

Demantohet pretendimi se BE ka kërkuar nga Kurti të mos e dërgojë policinë në veri

Portali “demokracia.com” me datë 29 maj ka publikuar një artikull me titull “Zbulohet kërkesa e BE-së për Kurtin: Mos e ço policinë në veriun e Kosovës”. Ky portal ka pretenduar se posedon një dokument ku thuhet se Bashkimi Evropian këshillon Qeverinë e Kosovës kundër çdo veprimi “provokues”, siç e cilësojnë ata, në komunat veriore. “Demokracia.com” […]

Pretendimi i Berishës se “Kroacia, Austria dhe Sllovenia ofrohen garant për lirim me kusht të arrestuarve në Hagë”, i pa bazuar në fakte

Artikulli me pretendimin se shtetet si “Kroacia, Sllovenia dhe Austria ofrohen garant të lirimit me kusht e të arrestuarve në Hagë”, del të jetë i pavërtetë dhe jo i konfirmuar. Ky pretendim është publikuar më 2 maj nga mediat e Kosovës, është i bazuar nga një status i postuar nga sh-komandanti i UÇK-së në Zonën […]

Pretendimi se “non-paper” për dialogun është përgatitur nga Franca dhe Gjermania, mohohet nga këta të fundit

Mediumi kosovar “koha.net” ka publikuar një dokument të quajtur si “non-paper”, i cili parasheh një skenar dhe epilog të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në artikullin e publikuar dje në mbrëmje (26 prill) nga “koha.net” me titull “Ekskluzive, Kosova dhe Serbia do t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës” është paraqitur dokumenti i përfolur, autenticiteti […]

Mediat dhe Konjufca nuk e argumentojnë kohën e publikimit të fotografisë

Disa portale informative kosovare kanë publikuar dje (18 prill) një artikull me një fotografi që pretendojnë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thyer masat anti-Covid, pasi ka darkuar me militantët e Lëvizjes Vetëvendosje. Konjufca përmes profilit të tij në Facebook e ka demantuar menjëherë këtë lajm duke e quajtur atë të rremë, […]

Pretendimi se “Arbër Zaimi është parë në Kazino”, i pa argumentuar

Portali informative online në gjuhën shqipe “Gazetatema.net” ka publikuar dje (12 prill) një artikull duke pretenduar se kanë siguruar fotografi të Arbër Zaimit, të cilit i referohen si këshilltar politik i Albin Kurtit. Në fotografitë e publikuara, shihen imazhe të një ambienti me makina të lojërave të fatit. Përveç tjerash, në këto fotografi shihet edhe […]

Nuk argumentohet periudha kohore e publikimit të fotografisë

Portali “reporteri.net” dhe “jepize.com”, sot më 7 prill kanë publikuar një artikull me titull “Para 3 javësh, virusi “nuk ekzistonte” për Arben Vitinë – shkonte në ndeja me sharkia”. Në këtë artikull gjendet dy fotografi ku shihen ministri i Shëndetësië, Armend Vitia, dhe dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi dhe Leonora Shabani […]

Pretendimet e mediave dhe zyrtarëve serbë për bazën e FSK-së, të paqëndrueshme

Disa media serbe kanë publikuar një sërë artikuj me temë – ndërtimi i bazës ushtarake në Mitrovicë. Në pothuajse të gjithë artikujt që trajtojnë këtë temë, janë marr deklarata të zyrtarëve serbë, të cilët kanë trilluar skenarë, për siç pretendojnë, rrezikun që i kanoset komunitetit serb në veri, nga ndërtimi i kësaj baze. Udhëheqësi i […]

Translate »