info@hibrid.info

Pretendohet rrejshëm se Shqipëria është goditur nga një tërmet i fortë

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar me 24 dhe 25 nëntor një artikull me titull “Termeti i forte lekund Shqiperine termeti ishte ….”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i pasaktë, pasi gjatë datave 24 dhe 25 nëntor nuk është regjistruar asnjë tërmet […]

Pretendohet pa fakte se do të ketë sulm në veri të vendit më 3 dhjetor

Llogaria në TikTok me emrin “babajaga454” ka publikuar sot (24 nëntor) një video-material, në të cilin pretendohet për një sulm në veri të vendit më 3 dhjetor. Sipas pretendimit, më organizimin e Millan Radojçiq, ish nënkryetarit të Listës serbe, është futur armatim në kishat ortodokse serbe, me qëllim të realizimit të këtij sulmi. Hibrid.info ka […]

Pretendim i rremë se Kosova sot ka pranuar armatim ushtarak si donacion

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar sot një video-material të disa pajisjeve ushtarake me pretendimin se të njëjtat sot i janë dhuruar Kosovës si donacion. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i rremë, ndërsa video është marrë nga një kanal turk në Youtube, që sqaron […]

Përdoret figura e Florian Markut për të publikuar lojë shpërblyese të rreme

Një faqe në Facebook që mban emrin “𝑭𝒍0𝒓𝒓𝒊å𝒏-𝑴å𝒓𝒓𝒌µ”, me datë 3 tetor ka publikuar një video-material me pretendimin se ky boksier shqiptar, përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po e paralajmëron një shpërblim për audiencën. Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “100 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do të transferoj 10.000 euro. Kjo eshte e […]

Pretendohet rrejshëm se Turqia i ka dhuruar Kosovës tanke dhe raketa

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me pretendimin se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, po e armatosë Kosovën me pajisje moderne të fuqishme. Në këtë video material shihen pamje të disa tankeve, përmes së cilave pretendohet se këto pajisje dhe disa raketa tashmë kanë mbërritur në Kosovë. Pas verifikimit të fakteve të […]

Fotografia e realizuar në vitin 2016 në Siri, paraqitet si e konfliktit aktual Hamas-Izrael

Faqja në Facebook që mban emrin “Dituria Islame” ka publikuar me datë 11 nëntor një fotografi që shfaq një grua duke zbritur shkallëve në një ndërtesë të shkatërruar. Duke e ditur se faqja e lartcekur, gjatë kohëve të fundit publikon materiale nga lufta Hamas-Izrael, lë të kuptohet se këtë imazh është munduar ta ndërlidhë me […]

Inskenohet lojë shpërblyese duke e keqpërdorur imazhin e Leonora Jakupit

Një faqe në median sociale Facebook me emrin “𝓛𝒆𝓸ήό𝐫𝐫𝒶ј𝒶Ҝ𝔲𝓹𝓁” ka publikuar një video-material të gjatë mbi 5 orë, duke pretenduar se kjo artiste, përmes një video-paraqitje të drejtpërdrejtë, po e paralajmëron një shpërblim për audiencën. Në përshkrimin e këtij materiali shkruan “Përshëndetje ju bekoj te gjitheve!! 150 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do t’u […]

Pretendim i rremë se CIA paralajmëron ardhjen e mbi 500 trupave të Wagnerit në Kosovë

Është publikuar një video-material nga një llogari në TikTok me emër “Babajaga454” dje (20 nëntor) me pretendimin se Agjencia Qendrore e Inteligjencës “CIA”, ka paralajmëruar se me 3 dhjetor në Kosovë do të hynë mbi 500 trupa të Wagnerit që do të sulmojnë policinë dhe popullsinë e Kosovës. Por që pretendimi i paraqitur në këtë video-material, […]

Angelina Jolie nuk ka dhënë vlerësime për arabët apo myslimanët si dhe nuk ka kërkuar bashkim kundër Izraelit

Një llogari në TikTok që mban emrin “fakte__te__frikshme” ka publikuar një video-material që paraqet imazhin e aktores Angelina Jolie. Imazhi përmban mbishkrimin që pretendon se aktorja ka deklaruar: “Arabët dhe myslimanët nuk janë terrorista. Bota duhet të bashkohet kundër Izraelit”. Por pas verifikimeve të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se një deklarim i tillë nuk […]

Përmes imazhit të gjeneruar me AI pretendohet rrejshëm se paraqitet stadiumi që do të ndërtohet në Prishtinë

Llogaria në TikTok që mban emrin “mrgame.ks” ka publikuar dje (19 nëntor) një video-material në të cilën shfaqet imazhi i një projekti të një stadiumi, në strukturën e të cilit është shqiponja dy krenare. Në mbishkrimin e vendosur imazhit, pretendohet se është paraqitur stadiumi i cili do të ndërtohet në Prishtinë. Por pas verifikimit nga […]

Translate »