[email protected]
RTS publikon artikuj me pretendime të pabazuara të Vuçiqit, Bërnabiqit dhe Vuçeviqit për prezencën e “dronëve nga Kosova” pranë ushtrisë serbe
shape
shape
shape

Radio Televizionin e Serbisë (RTS) ka publikuar një artikull me pretendim se fluturake pa pilotë (dronë), kanë fluturuar pranë kazermave të ushtrisë serbe, të vendosura në disa pika pranë kufirit me Kosovën.

Këtë pretendim, televizioni shtetëror serb e bazon në burime jo-zyrtare, por edhe në deklaratat e nivelit të lartë politikë në Serbi.

Zyrtarë të lartë politikë serbë nga Beogradi bënë disa pretendime për prezencën e dronëve pranë pikave ushtarake serbe, përreth kufirit me Kosovën, të cilat u publikuan si të tilla nga Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Pretendimin, të pabazuar në fakte, për prezencën e dronëve e nis presidenti Aleksandar Vuçiq, pason me kryeministren Ana Bërnabiq dhe i bashkëngjitet së fundmi edhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Mirëpo, përshkrimin e ngjarjes për prezencën e këtyre dronëve pranë kazermave ushtarake serbe siç thuhet, në afërsi të pikës kufitare të Merdarës dhe asaj të Jarinjës (në afërsi të Rashkës), të tre këta zyrtarë të lartë politikë e kanë të ndryshëm.


Vuçiq, si i pari që e bëri këtë pretendim, u dha urdhër Ushtrisë që të ngritë avionët luftarakë për të “shkatërruar çdo fluturake pa pilotë të armikut”, por pa dhënë detaje rreth prezencës së tyre dhe pa e sqaruar se kush përkufizohet si “armik” në këtë rast.

Pretendimi i bërë nga RTS dhe deklarata e Aleksandar Vuçiq:

Në zonën e Merdarit dhe në afërsi të Rashkës janë vërejtur dronë të panjohur duke vëzhguar kazermat dhe pozicionet e Ushtrisë Serbe, konfirmohet jozyrtarisht për RTS-në. Presidenti i Serbisë dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar që të asgjësohen menjëherë të gjithë dronët e armikut në territorin e Serbisë qendrore. (këtu)


Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, e ftuar në emisionin “Takovska 10” në RTS, këtë prezencë të pretenduar të dronëve e ndërlidhë me zhvillimet e fundit në Kosovë, saktësisht me vendimin e Qeverisë për targat. Megjithatë, nuk e thotë decidivisht që dornët e lancuar vijnë nga Kosova.

Deklarata e Ana Bërnabiq-it në RTS:

Kryeministrja Ana Brnabiq, e ftuar në emisionin “Takovska 10” në RTS, tha se do të rrëzohen të gjithë dronët që janë të regjistruar pranë objekteve dhe pozicioneve ushtarake, gjë që do ta bënte çdo shtet tjetër. Ajo shtoi se dronët që u panë sot po filmonin një pozicion në Zonën tonë të Sigurisë Tokësore dhe dy kazerma. Jemi larg arritjes së zgjidhjes për Kosovën dhe Metohinë, sepse Prishtina nuk është e gatshme për bisedime, thekson Bërnabiq. (këtu)


Edhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, bëri pothuajse të njëjtin pretendim. Por, në deklaratën e tij, Vuçeviq nuk pretendon me siguri se të kujt janë dronët, por thotë se ata kanë ardhur nga territori i Kosovës.

Pjesë të artikujve të publikuar në “Rts.rs”:

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha, në një paraqitje të ftuar në Dnevnik të RTS, se Forcat e Armatosura Serbe vëzhgojnë objekte të caktuara, mjete ajrore pa pilot ose drone që lëvizin përgjatë vijës së ndarjes administrative të Serbisë qendrore, në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe herë pas here hyjnë në territor. të Serbisë qendrore. Vuçeviq tha për RTS se nuk mund të thotë se tw kujt janë dronët, por se kanë ardhur nga territori i Kosovës dhe Metohisë. (këtu)


Artikull i RTS-së me këtë pretendim, nuk është i përbërë nga fakte argumentuese, përpos deklaratave të këtyre politikanëve serbë dhe disa burimeve, siç thuhet, jo-zyrtare.

Sikurse RTS, ashtu edhe politikanët, në pretendimet e tyre nuk paraqesin imazhe të këtyre dorënve, që do të ishte si një dëshmi për prezencën e tyre. Gjithashtu nuk japin detaje se për çfarë objekte fluturës bëhet fjalë apo specifika tjera.


Për më tepër, pretendimet e mediave dhe zyrtarëve serbë i ka përgënjeshtruar ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj. Ai në një postim në rrjetet sociale hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve serbe duke pretenduar se ato synojnë krijimin e një “preteksti për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”. (këtu)

“Në lidhje me deklarimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës, njoftojmë qytetarët se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta, dhe çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve.”



Analiza:

Televizioni shtetëror serb “RTS” ka publikuar artikuj ku jo zyrtarisht mëson se “disa dronë kanë vëzhguar ushtrinë serbe afër të vendosur në disa pika kufitare me Kosovën. Për pretendimet e pabazuara të televizionit publik serb u deklaruan presidenti serb Vuçiq i cili për “dronët e armikut” i dha urdhër gatishmërie Ushtrisë.

Megjithatë, përpos që nuk paraqesin fakte që dëshmojnë prezencën e këtyre dronëve, tre udhëheqësit politikë e institucionalë serbë, japin verzione të ndryshme për rrjedhjen e ngjarjes. Vuçiq i quan si “fluturake të armikut”, por pa e përkufizuar se kujt i drejtohet me këtë term, Bërnabiq e ndërlidh këtë me ngjarjet në Kosovë, por pa e thënë se kush i ka lëshuar në fluturim ato mjete, ndërsa Vuçeviq thotë se këta dronë kanë ardhur nga Kosova, por nuk dihet se të kujt janë.

Për pretendimet e mediumit dhe zyrtarëve ka reaguar ministri i mbrojtjes i republikës së Kosvës, Armend Mehaj, i cili i ka përgënjeshtruar pretendimet për gjoja lëvizjen e dronëve të panjohur nga territori i Republikës së Kosovës mbi vendbanimin e Rashkës,

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info pretendimet e lartcektura vlerësohen si “përmbajtje e pa verifikuar dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others