• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Opinione Op-ed

    Faji është te mungesa e edukimit, jo krejt te mediat

    beni2001a by beni2001a
    31/05/2020
    in Op-ed, Opinione
    0
    Faji është te mungesa e edukimit, jo krejt te mediat
    0
    SHARES
    41
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Sot, analfabet konsiderohesh edhe nëse s’je në gjendje të dallosh një lajm të vërtetë nga ai i rremë, faktin nga supozimi. Prandaj, është koha që edhe Kosova të marrë modelet më të mira të kësaj fushe, ku edukimi për media nis prej parashkollorëve deri te profesorët universitarë. Ky edukim duhet ta pajisë secilën shtresë të shoqërisë me mendim kritik për secilën përmbajtje mediale që lexojnë, shikojnë e dëgjojnë. Pra, faji s’duhet kërkuar vetëm te mediat por te mungesa e edukimit për to.

    Shkruan: Faton Ismajli

    “E kanë lënë mendtë”, “Halil Matoshi më shumë rri i pitë…”, “Është një marre, një fjalë shumë e keqe”,  “E kam ditë që është budalla, por që shkon kaq poshtë, s’ma ka marr mendja”.

    Këto komente me zë janë të katër qytetarëve të Prishtinës, në formë intervistash të shkurtra, ishin publikuar në nëntor të vitit të kaluar, se çka mendojnë për idenë e Halil Matoshit se “duhet hequr Skënderbeu nga Prishtina se nuk ishte kosovar”.

    Komentet me zë ishin shumë më të matura se ato në rrjetet sociale. Njëri prej tyre e paralajmëronte edhe fundin e Matoshit. “O migja halit Po ta hek kush Flamen o flliqan skerbeu a kan e ka me kan gjithmon ma hangsh k.. bre flliqan”.

    Tekstin me reagimet e katër qytetarëve e mora si shembull për diskutim me një grup mësimdhënësish të Prishtinës, që ishin pjesë e ligjëratave të mbështetura  nga UNESCO, BE dhe jetësuar nga Departamenti i Gazetarisë në UP dhe INDEP, për edukimin në media. Një pjesë e profesorëve kishin hezitime për përmbajtjen, disa komentonin aspektin profesional, ndërsa mungonte pyetja nëse i njëjti tekst ishte i vërtetë apo jo, nëse kishte burim të sigurt informacioni etj.

    Qëndrimet e qytetarëve kundër ish-gazetarit ishin reagime ndaj një lajmi satirik, pra një përmbajtjeje të rreme, se promovuesi i idesë së kombit kosovar ka kërkuar edhe heqjen e Skënderbeut nga Prishtina.

    Në rastin konkret, së pari, kishte dështuar gazetari, i cili e kishte publikuar lajmin, pa e kuptuar se Halil Matoshi kurrë s’kishte pasur një qëndrim të tillë. E dyta, sepse lajmi ishte publikuar nga një portal satirik, i cili publikon deklarata të rreme me qëllim që t’i nxisë lexuesit të qeshin dhe argëtohen. Dhe e treta, pre e këtij lajmi të rremë kishin rënë edhe shumë lexues, të cilët e kishin shpërndarë tekstin duke e gozhduar Matoshin.

    Peter Signer, dikur kolumnist në The Guardian, pas zgjedhjeve në Amerikë, kishte shkruar se si një qytetar amerikan, Edgar Welch, kishte rënë pre e lajmeve të rreme, se në një piceri në Amerikë, po masakroheshin fëmijë nga Hillary Clinton. Welch, tregon Signer, kishte shkuar në piceri i armatosur, kishte kontrolluar gjithë objektin, kishte shtënë një herë me armë, s’kishte gjetur asgjë dhe i ishte dorëzuar policisë. I njëjti ishte ballafaquar me katër vepra penale që burim kishin tekstet e rreme.

    Pavarësisht dy fakteve të këqija, mediet, sidomos të rejat, kanë ndihmuar që secili person të ketë qasje shumë më të lehtë në informacione; të ketë liri më të madhe të shprehjes; të rritet transparenca e institucioneve; të jetë shoqëria më e hapur; të marrin informacione edhe për ngjarjet në secilën pjesë të botës në kohë reale.

    Dhe, pikërisht këta dy shembuj dhe shumë të tjerë shtrojnë nevojën e një edukimi kritik për dhe mbi mediet, në mënyrë që secili lexues, shikues e dëgjues të ketë qasje kritike për përmbajtjet mediale, qoftë në portale, televizione, radio apo gazeta.

    Për të pasur qasje kritike, lexuesit duhet të ketë informacion elementar, kuptojnë pronësinë e medieve, funksionimin e tyre, të ketë informacione se si prodhohet një lajm, të kemi njohuri për aspektin ligjor dhe etik të mediave, për burimet mbi të cilat shkruhen tekstet si dhe të jetë i gatshëm të dallojë lajmin nga opinioni, faktin nga supozimi etj.

    Në këtë situatë, duhet t’i lexojmë dhe t’u besojmë medieve që ofrojnë tekste përmbajtjesore, që kanë burime kredibile dhe të verifikuara dhe që u qëndrojnë besnike standardeve profesionale e etike të gazetarisë.

    Askush s’mund të thotë se mediet e Kosovës do të mund të ishin si BBC-ja, por, s’ka asnjë të keqe të synohet një standard i tillë.

    80 për qind qasje në internet

    Duke u kthyer në histori, duhet të rikujtojmë se gazeta e parë, Daily Courant, ishte shtypur me vetëm një fletë. Njëra faqe kishte pasur informacione dhe tjetra reklamë, e cila vazhdon të jetë problematike edhe sot për pavarësinë dhe profesionalizmin e të gjitha medieve. Kjo tregon se mediet janë biznese, me përjashtim të medieve që janë publike, që financimin e kanë nga qytetarët.

    Gazetat pashmangshëm po shkojnë drejt fundit, prandaj edhe edukimi duhet të fokusohet te mediet e reja.

    Pra, nevoja për edukim kritik për media shtohet edhe më shumë për faktin se përmbajtjeve mediale i ekspozohet pjesa më e madhe e banorëve të Kosovës. Sipas IWS, më shumë se 80 për qind e e kosovarëve kanë qasje në internet dhe kanë të hapura më shumë se 900 mijë kanë llogari në Fb. Edhe pse s’ka të dhëna të sakta për numrin e portaleve të regjistruara e të paregjistruara, por numri i tyre shkon mbi 200. Është rritur edhe numri i televizioneve. Ndërsa, gazetat sigurt po shkojnë drejt fundit. Sipas të dhënave ATK-së në këto medie punojnë 1655 punëtorë ndërsa në Asociacionin e Gazetarëve janë të regjistruar 430 anëtarë.

    Pse edukimi kritik për media është vonuar në Kosovë shpjegohet edhe me faktin se historikisht s’kemi ecur njëjtë me vendet e zhvilluar as në fushën e mediave dhe as në fusha të tjera. Në fushën e gazetarisë së shtypit jemi 234 vjet pas gazetës së parë të botuar në Britani të Madhe. Televizori ka mbërritur në Kosovë 49 vjet pasi ishte zbuluar. Ndërsa, portalet në Kosovë kanë lindur vetëm 17 vjet pasi kanë nisur të përdorën në vendet e zhvilluara. Kosova nuk është shumë mbrapa trendëve botërorë në fushën e medieve online.

    S’u shpik roza dhe satira në Kosovë

    George Orwell shkruan se liria është e drejta për t’ua treguar njerëzve atë që ata nuk duan ta dëgjojnë. Koncepti tjetër është se liria përfundon aty ku cenohet liria e tjetrit, përjashtuar pushtetarët. Liria jonë në raport me njerëzit që kanë pushtetin dhe marrin paratë e publikut është shumë e madhe. Gazetarët mund dhe duhet të shkruajnë dhe raportojnë për interes të njerëzve.

    Si zakonisht, pjesa që zgjon më së shumti debate është rubrika rozë dhe satira.

    Kjo ndodhi edhe te profesorët e shkollave të Prishtinës që ishin pjesë e edukimit medial. Kishte një ide shumë kreative. Ishte një propozim që duhet të ketë një mekanizëm shtetëror për kontrollimin e secilës përmbajtje para se të publikohet në medie.

    Liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë të betonuara në shoqëritë demokratike, ku bën pjesë edhe Kosova. Dhe një kontroll i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet si Rusia, Koreja Veriore e Kuba. Pra, lejohet edhe gazetaria rozë.

    Kjo gazetari, pra ajo rozë, nuk është e re dhe nuk është shpikur në Kosovë. Në mediet botërore, kjo rubrikë ka lulëzuar para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore dhe para se bota të ndryshonte me ardhjen e internetit. Fati i secilit lexues është se përmes edukimit dhe qasjes kritike, lehtë ka mundësi t’i shmangë këto lloj tekstesh.

    Ish-kryeredaktori i “The Independent”, David Randall, shkruan për gazetarinë rozë, jep një argument interesant se qysh në vitin 1840, The New York Times kishte pasur një rubrikë për thashetheme. Ai argumenton se lulëzimi i rubrikës rozë në Amerikë ishte mes viteve 1925 e 1950. Madje, shkruan se një program radiofonik me tema të tilla nga kjo fushë dëgjohej nga 50 milionë persona për një javë.

    Lajmet që zgjojnë kureshtje gjithmonë do të lexohen, por, të paktën, lexuesi duhet ta dijë se konsumimi i përmbajtjeve të tilla nuk do t’i ndihmojë në jetën e tij, ato informacione nuk do t’i hyjnë fare në punë. Prandaj, secili qytetar e gazetar në Kosovë duhet të angazhohet për ta ngritur cilësinë e medieve, duke përzgjedhur tekste me përmbajtje profesionale. Duke komentuar edhe në rrjete sociale, duke u shkruar pronarëve të medieve, duke denoncuar shkeljet ligjore e etike, ne u ndihmojmë edhe medieve të jenë më të përgjegjshme.

    Edukimi mbi dhe për mediet më nuk është luks dhe as çështje përmes të cilës dikush mund të përfitojë pse bëhet pjesë e tërë sistemit edukativ në Kosovë. Pra, është koha që edhe institucionet arsimore të marrin modelet më të mira të kësaj fushe, ku edukimi për medie nis prej parashkollorëve, e përfundon te edukimi i profesorëve universitarë, meqë, sot, analfabetkonsiderohesh edhe nëse s’je në gjendje të dallosh një lajm të vërtetë nga ai i rremë, faktin nga supozimi…

    (Faton Ismajli është ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe redaktor në gazetën online “Gazetaexpress”. Ai është autor i një sërë publikimesh në revista të prestigjioze shkencore brenda dhe jashtë vendit.

    Ismajli është opinionist i rregullt në hibrid.info.)

    Tags: fakefake newskosovo
    beni2001a

    beni2001a

    Related Posts

    Centralizimi i informacionit
    Highlights

    Centralizimi i informacionit

    20/08/2022
    Njeriu prosumer në mediat sociale
    Highlights

    Njeriu prosumer në mediat sociale

    06/08/2022
    Një lexim Barthesian i posterave dhe fotografive elektorale
    EDU

    Një lexim Barthesian i posterave dhe fotografive elektorale

    06/12/2021
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    07/02/2023
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000