[email protected]
Britania e Madhe nuk iu është bashkuar vendeve që po kushtëzojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me themelimin e Asociacionit
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Edhe Britania e Madhe kushtezon Kosoven per ne Keshillin Europian – Asociacioni duhet tani” është mbishkrimi i vendosur, një imazhi të publikuar, që shfaq delegacinon e Britanisë së Madhe në OSBE.

Ky imazh është publikuar sot (10 maj) në faqen në Facebook të portalit informativ të televizionit “ntv.al” dhe i është bashkangjitur edhe vegëza e një artikulli të publikuar, po ashtu nga portali në fjalë.

Por, hibrid.info ka gjetur se në deklaratën e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Neil Holland, nga e cila edhe buron artikulli i bashkangjitur, nuk përmendet asnjë lloj kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Vegëza e imazhit të publikuar nga faqja e portalit “ntv.al” në Facebook:

https://www.facebook.com/NTV.Television/posts/pfbid02FnypxSuUfpYnSjxkuKnmZqDsqW4ibK1pUGVXn8mjhp8C97fpvt1ffDRhHMiEPDeNl

Për të njëjtin pretendim, portali në fjalë e ka publikuar edhe një artikull të titulluar, “Edhe Britania vendos kushte ndaj Kosovës, asociacioni duhet tani” (shih këtu).

Në artikull raportohet për deklarimin e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, në seancën ku është diskutuar raporti gjashtëmujor i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Ky raportim brenda tekstit, e vë në dukje se ambasadori “ka theksuar se Kosova duhet të përmbush detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit/Ohrit me theks të veçantë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, pa e lidhur këtë proces me anëtarësimin e Kosovës në KiE.


Deklarata e ambasadorit britanik në OSBE e cituar në artikullin e “ntv.al”:

“Ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”


Hibrid.info ka gjetur se edhe në fjalimin e ambasadorit britanik në OSBE, të publikuar në faqen e Qeverisë britanike, vërtetohet se Britania e Madhe, nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE, me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (shih këtu).

Po ashtu hibrid.info ka gjetur të publikuar, të njëjtin artikull edhe në portalin informativ “albanianpost.com” (shih këtu), i cili ndryshe nga artikulli i publikuar në portalin “ntv.al’, përmbajtjen e ka të titulluar, “Misioni i Britanisë në OSBE kërkon themelimin e Asociacionit” dhe e njëjta e ka të publikuar edhe emrin e autorit të tekstit.


Përndryshe, gjetjet tjera të hibrid.info tregojnë se Franca e Gjermania janë vendet që e kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në Gjykatën Kushtetuese, nga Qeveria e Kosovës (këtu), për dallim nga Britania e Madhe, e cila në reagimet zyrtare, i ka dhënë mbështetje të plotë anëtarësimit të Kosovës, në këtë organizatë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se Britania e Madhe i bashkohet vendeve të cilat po kushtëzojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është i pa saktë.

Hibrid.info ka gjetur se në deklarimet e fundit të zyrtarëve të këtij shteti, Kosovës i ofrohet mbështetje pa kushte në procesin e anëtarësimit në këtë organizatë, ndonëse kërkohet të përmbushen detyrimet e dala nga Marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga të dyja vendet.

Franca dhe Gjermania e kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në Gjykatën Kushtetuese, nga Qeveria e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »