info@hibrid.info

Videoja e vjetër e Osmanit paraqitet rrejshëm si përkrahje e saj ndaj LVV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Shkroi: Etrit Rexhepi       Publikohet një video-material ku shfaqet Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, duke u bërë thirrje të rinjve në Kosovë që të dalin të votojnë për ndryshim. Në sfond të pamjes duket logoja e partisë Guxo, të cilës Osmani i printe para se të emërohej në postin e Presidentes, parti e cila garon në […]

Fotografia e vjetër e publikuar nga Grenell paraqitet si lajm aktual

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material me pretendimin se Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Donald Trump, ka publikuar në instagram një fotografi të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ish-krerëve institucional të vendit. Ky pretendim është publikuar dje (2 shkurt) në TikTok nga një llogari me emrin “newsilir”. A është i vërtetë pretendimi? […]

Rikthehet pretendimi i rremë se një gjeneral amerikan ka thënë që Kosovës i duhen njerëz si Kurti për t’i bërë ballë ndikimit rus

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një postimi në Facebook është rikthyer pretendimi se një gjeneral amerikan ka thënë që Kosovës i duhen njerëz si Albin Kurti për t’i bërë ballë ndikimit rus. “Gjenerali Amerikan Eric Friedman: Kosovës i duhen njerëz si Albini që i bejnë ballë ndikimit Rus në Ballkan”, është mbishkrimi në një fotografi në […]

Fotografia e vjetër e Kurtit me Jasharin paraqitet rrejshëm si e realizuar pas tubimit të VV-së në Skenderaj

Shkroi: Fatbardh Dema Në një postim në Facebook është pretenduar se Rifat Jashari e ka pritur kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas tensioneve në tubimin e partisë së tij në Skenderaj më 27 janar, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Pretendimi i llogaria “Lajme Nga Bota” vazhdon me […]

Mendimi i një qytetari për Kurtin paraqitet rrejshëm si vlerësim i gazetës zvicerane

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një artikulli pretendohet se gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ka shkruar një artikull për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin,  e se për të ka dhënë se “Një burrë si ky lind vetëm çdo 100 vjet”. Artikulli me këtë pretendim u publikua nga portali informativ në gjuhën shqipe “Ina-online.net” me datë 25 […]

Përmes fotografisë së vitit 2014 pretendohet se u bllokua trafiku në Zvicër pas vizitës së Kurtit

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh me anë të cilit pretendohet se takimi i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës me mërgatën në Zvicër, ka shkaktuar bllokim trafiku atje. Kjo përmbajtje është publikuar në Facebook nga portali “lecanton27.ch”, i  vetëquajtur si gazeta e parë shqipe në Zvicër. Si qëndron e vërteta? Fotografia me anë së […]

Raportim i pasaktë mbi deklaratën e Kryeziu-Hysenit për misionet e Kosovës në Greqi dhe Poloni

Shkroi: Fatbardh Dema “Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV’së ia huq me të madhe në debat, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni”, mban titullin një artikull i publikuar nga portali “Insajderi.org” më 24 janar. Artikulli në përmbajtje pretendon se gjatë një debati televiziv, kandidatja për deputete e Lëvizjes […]

Sondazhi i vitit 2021 paraqitet rrejshëm si aktual

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh që pretendon se paraqet një sondazh, ku tregohet mbështetja elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Kjo fotografi është publikuar dje (21 janar) në TikTok nga një llogari me emrin “sondazhe.ks”, me mbishkrimin që pretendon se bëhet fjalë për një sondazh të fundit. […]

Titull dezinformues që nuk përkon me përmbajtjen

Shkroi: Fatbardh Dema “Trump pezullon ndihmat për Kosovën”, mban përshkrimin një postim i publikuar në Facebook nga faqja “Arbëria.tv” me datë 21 janar. Në hapësirën e komenteve të këtij postimi, gjendet vegëza e artikullit të portalit “arberia.tv”, që mban titullin “Trump pezullon ndihmat për Kosovën: Çfarë dihet deri më tani?”. Çka nuk shkon me këta […]

Translate »