[email protected]

Pamje e vjetër e autokolonës së ushtrisë serbe paraqitet si aktuale gjoja është në kufi me Kosovën

Shkroi: Festim Rizanaj Pamje të regjistruara në të kaluarën të një auto-kolone të ushtrisë së Serbisë, diku nëpër rrugët e këtij vendi, po tentohet të paraqiten si aktuale dhe që kinse ato automjete janë vendosur në kufirin me Kosovën. Ky video-material është publikuar nga llogaria me emrin “mtrks25” në TikTok më 20 prill 2024. Vegëza […]

Rrejshëm pretendohet se në një stadium evropian u lëshua në fluturim një shqiponjë në nderim të futbollistit Granit Xhaka

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një video-materiali u pretendua se në një stadium të Evropës u lëshua në fluturim një shqiponjë në nderim të futbollistit Granit Xhaka. Ky pretendim u bë nga një faqe në Facebook me emrin “Deçani” me datë 21 prill, e cila arriti të grumbullojë mbi 700 mijë shikime. Por, cila është e […]

Lajm i vjetër për ardhjen e Thaçit në Kosovë, paraqitet rrejshëm si aktual

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari në TikTok me emrin “kadrikingkrasniqi” ka publikuar (15 prill) një imazh ku shfaqet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Fotografia është marrë nga portali “indeksonline.net” dhe mban mbishkrimin që pretendon se ish-presidenti Thaçi ndodhet në Kosovë. Por, pas verifikimit të fakteve, është gjetur se lajmi për ardhjen e Thaçit në Kosovë […]

Publikohet video me pretendimin e rremë se paraqet zërin e Gjyljeta Ukellës

Shkroi: Etrit Rexhepi Llogaria në TikTok me emrin “fastnewskosovo” ka publikuar dje (16 prill) një video-material shkëputur nga një emision që shfaqej në televizionin “Klan Kosova”, ku në bazë të përshkrimit të shfaqur në video, kuptohet se në emision po bëhej thirrje të dhurohej para për në Shqipëri pas dëmeve që kishte shkaktuar tërmeti në […]

Automjetet e forcave të armatosura të Gjermanisë “Bundeswehr” paraqiten rrejshëm si pajisje të FSK-së

Shkroi: Fatbardh Dema Faqet në Facebook “Kaçaniku 05” dhe “Bota e Lajmeve” kanë publikuar me datë 12 prill një video-material në të cilin paraqiten disa automjete ushtarake. Me anë të kësaj videoje, faqet e lartcekura pretendojnë se janë pajisje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke i vendosur mbishkrimin “Forcohet Ushtria e Kosovës”. Pas […]

Imazhi që shfaq Netanyahun afër një mështjerre si “mesazh” për xhaminë Al-Aksa, është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Shkroi: Fatbardh Dema Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis” ka publikuar një imazh në të cilin paraqitet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, afër një mështjerre. Kjo faqe në mbishkrimin e imazhit ka pretenduar se Netanyahu përmes kësaj fotografie ka dhënë një mesazh për xhaminë Al-Aksa në Jerusalem. Pas verifikimit të fakteve të […]

Pretendohet rrejshëm se Besnik Bislimi e ka cilësuar si normale ikjen e qytetarëve të cilët nuk e kanë votuar subjektin e tij politik

Shkroi: Etrit Rexhepi Një llogari me emrin “Komente Politike” në Facebook ka publikuar dje (4 prill) një imazh në grupin publik “Diaspora me PDK”. Imazhi shfaq zëvendës kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin me mbishkrimin në imazh, që pretendon se ky i fundit ka deklaruar “Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk […]