• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Opinione Op-ed

    Teknologjia si armik i lirisë së shprehjes

    Shkelzen Osmani by Shkelzen Osmani
    06/07/2020
    in Op-ed, Opinione
    0
    Teknologjia si armik i lirisë së shprehjes
    0
    SHARES
    25
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti në Kosovë janë arrestuar më shumë se shtatë persona për shkak të postimeve në rrjete sociale. Normalisht, asnjëri i arrestuar nuk është akoma i fajshëm. Por, këtu ka një paradoks. Teknologjia do të duhej të ndihmonte njerëzit të shpreheshin më lirshëm, e jo t’i privonte ata nga të drejtat e tyre.

    Shkruan: Alban Zeneli

    Shprehja e mendimeve e interpretimi si ngjarje ishte arsye pse njerëzit shpikën shkrimin e të gjithë këtë teknologji për mijëra vjet. Megjithatë, nëse nisemi nga fakti i përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtës, mosdurimit, thirrjes në vrasje e përkrahje të terrorizmit, tashmë teknologjia ka arritur në atë pikë që është kthyer në antipod të lirisë së shprehjes.

    Teknologjia e lirë dhe e qasshme nga shumica e qytetarëve pavarësisht shkollimit, përgatitjes e përvojës së tyre jetësore u mundëson që pavetëdijshëm të bëhen subjekte të hetimeve penale për shkak të postimeve në rrjete sociale. Po i rikthej në vëmendjen tuaj këto raste duke nisur nga i fundit. Këto janë thirrje për ju që të keni kujdes në përdorimin e gjuhës në rrjete sociale. Pra, publikimet tuaja, përfshirë postimet, komentet, etj., që bien ndesh me ligjet në Kosovë, MUND të ju bëjnë juve subjekt të hetimeve e ndjekjes penale, ndoshta më vonë edhe dënimit. Kryetari i Komunës së pjesës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, është intervistuar në lidhje me deklaratën e tij për “vëllavrasjen”.

    Prokuroria e ka intervistuar si të dyshuar për veprën penale “Nxitje të urrejtjes” që sipas nenit 141 të KPK-së dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vite. Shumë mirë që Agimi i ra pishman shpejt e nuk gjeti përkrahje për këtë. Megjithatë, kjo është një papërgjegjësi e madhe duke pasur parasysh funksionin që mban. Ditë më parë, u arrestua personi me inicialet K.B., i cili sipas pretendimeve të prokurorisë, kërcënoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Arrestimi i tij është bërë për shkak të një postimi në Facebook që prokuroria e ka klasifikuar si vepër penale: “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, e që sipas nenit 121 dënimi në rast të vërtetimit të veprës varion nga 3 deri në 10 vite burg.

    Në muajin janar ishte arrestuar qytetarja I.H., për shkak të një postimi në Facebook në përkrahje të gjeneralit të vrarë iranian, Sylejmani. Ajo u arrestua dhe vepra e saj u trajtua në seanca gjyqësore nga ana e prokurorisë si shtytje në kryerjen e veprave terroriste që sipas nenit 134 të KPK-së dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.

    Në prag të vitit të ri 2020, ish kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti u arrestua pas një postimi në Facebook ku krijonte asociacione në mes vrasjes së presidentit të ShBA-së, Xhon Kenedit dhe kryeministrit Albin Kurti. Sipas prokurorisë, ai kishte kryer veprën: “shtytje në vrasje”, që sipas nenit 32 të KPK-së, nëse vepra kryhet, dënohet njëjtë si kryesi i veprës, pra dënohet si vrasësi apo si ai që tenton ta kryej një vepër të tillë.

    Të gjithë këta persona e edhe të tjerë do të vazhdojnë të hetohen e ndoshta edhe do të gjykohen për shkak të keqpërdorimit të teknologjisë për vepra të ndryshme penale. Prandaj, sot kur në të gjithë botën shënohet Dita e Lirisë së Shtypit, është jashtëzakonisht e rëndësishme që vëmendja e shoqërisë të drejtohet kah teknologjia, që profesori Milazim Krasniqi, e quajti aleat të dikurshëm të medias, që tashmë është shndërruar në armik.

    Vetëm një vetëdijesim i lartë qytetar mund ta mbrojë lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, përndryshe, qeveritë, cilat do qofshin ato, do të shfrytëzojnë si precedent rastet e mësipërme së bashku me rastet tjerat të keqpërdorimit të teknologjisë që ta kufizojnë të drejtën bazike qytetare për t’u shprehur lirshëm dhe rrjedhimisht edhe lirinë e shtypit. Së paku kështu është vepruar në rastet e demokracive të brishta, si rastet në Turqi dhe Hungari ku llogaritë private të individëve në rrjete sociale u mbyllën me pretekste të ngjashme.

    Vetëdijësimi qytetar duhet të bëhet në dy forma. E para, duhet urgjentisht që në shkollat tona, në sistemin parauniversitar publik të mësohet lënda e Edukimit për Media, gjë që do t’u mundësonte fëmijëve e të rinjve të mësojnë se si të sillen me median-teknologjinë, t’i përdorin ato në vend të keqpërdorimit që e bëjnë aktualisht.

    E dyta, partitë politike, mediat “mainstream”, universitetet, elitat dhe shoqëria civile, duhet që të denoncojnë e të flasin publikisht për problemet që kemi në komunikimin e shoqërisë sonë. Këta akterë duhet të distancohen e të denoncojnë gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme, bullizmin, nxitjen e veprat tjerat të dënueshme me kodet tona ligjore e morale. Është urgjente që një gjë e tillë fillimisht të bëhet nga parititë politike, të cilat padyshim janë përgjegjëset kryesore për një “tension të lartë” të diskursit në komunikimin publik, gjë e cila ka krijuar polarizim shoqëror. Ky do të ishte hapi i parë i çmontimit të një bombe sociale që ka shpërthyer në rrjetet sociale, e pasojat e saj do t’i vuajnë përmes kufizimeve qytetarët e Kosovës, mediat, dhe rrjedhimisht liria jonë.

    (Alban Zeneli është ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Ai është edhe autor i shumë publikimeve shkencore në revista prestigjioze botërore. Zeneli është opinionist i rregullt në hibrid.info).

    Tags: Alban Zenelifake newsrrjete socialesocial media
    Shkelzen Osmani

    Shkelzen Osmani

    Related Posts

    Centralizimi i informacionit
    Highlights

    Centralizimi i informacionit

    20/08/2022
    Njeriu prosumer në mediat sociale
    Highlights

    Njeriu prosumer në mediat sociale

    06/08/2022
    Një lexim Barthesian i posterave dhe fotografive elektorale
    EDU

    Një lexim Barthesian i posterave dhe fotografive elektorale

    06/12/2021
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Imazhi i qenit nuk është realizuar pas tërmetit në Turqi e Siri, por qarkullon në internet që nga tetori i vitit 2018

    Imazhi i qenit nuk është realizuar pas tërmetit në Turqi e Siri, por qarkullon në internet që nga tetori i vitit 2018

    08/02/2023
    Rastin e muralit me figurën e Gjokoviqit në Rahovec, Petkoviq e interpreton pa fakte si të motivuar etnikisht

    Rastin e muralit me figurën e Gjokoviqit në Rahovec, Petkoviq e interpreton pa fakte si të motivuar etnikisht

    08/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    07/02/2023
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000