Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Faqja “PlusAtlas Interest” në Facebook pretendon rrejshëm se ofron mundësi për kredi

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Një faqe në Facebook me emrin “PlusAtlas Interest” ka publikuar një postim të sponsorizuar në të cilin pretendohet se ofrohet mundësi për kredi.

Hibrid.info ka verifikuar se, pas klikimit në postimin e shpërndarë nga kjo faqe në Facebook, vegëza e hapur nuk të dërgon në asnjë faqe që jep mundësi kredie, siç pretendohet në postimin dhe në imazhin që e shoqëron atë.


Postimi i sponsorizuar i publikuar në Facebook nga faqja “PlusAtlas Interest”:


Vegëza e publikimit të shpërndarë nga “PlusAtlas Interest”:

https://ghostarchive.org/archive/GHxqd

Pasi të klikohet në vegëzën e paraqitur në postim, hapet faqja me pesë seksionet për kredi të ndarë në vegëza të ndryshime dhe, pas klikimit në to, kuptohet se ato nuk paraqesin përmbajtje për pretendimet në mbishkrime.


Kjo faqe në këtë postim ka arritur të grumbullojë qindra reagime e dhjetëra komente, e që vërehet se disa nga lexuesit kanë kërkuar të kontaktojnë me të. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka hulumtuar edhe për faqen e cila e ka publikuar këtë përmbajtje të sponsorizuar, e që seksionin e të dhënave “rreth faqes” apo në origjinal (anglisht) “about”, mungojnë të dhënat rreth lokacionit apo mundësisë për kontakt me faqen në fjalë. (këtu)

Një emër i tillë del të mos tregoj ndonjë rezultat nga kërkimi i bërë në listën e Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Kjo tregon që nuk ka ndonjë ndërmarrje që mbanë këtë emër (shih këtu).


Analiza:

Gjatë monitorimit, hibrid.info ka hasur në një faqe në Facebook, e cila ka ndarë një postim të sponzorizuar me anë të së cilës pretendon se ofron mundësi për kredi.

Hibrid.info ka vërejtur se ky publikim, pas klikimit nuk shfaqë mundësinë e pretenduar. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere