[email protected]
Fotoja e Radoiçiqit të armatosur pranë bustit të “Car Lazarit” në veri nuk është e vitit 2023
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar fotografi të Milan Radoiçiqit të armatosur pranë bustit të “Car Lazarit” në Mitrovicë të Veriut, i rrethuar nga persona tjerë të armatosur, për të cilët pretendohet se janë anëtarët e grupit që kryen sulmin në Banjskë.

Imazhet e publikuara dje (28 maj), në rrjetin social “X” (ish-Twitter) nga llogaria me emrin “Fitim Çeku”, pretendohet se janë shkrepur në vitin 2023. Autori i publikimit ngre pikëpyetje se si ishte lejuar hyrja e Radoiçiqit në këtë kohë në Kosovë, kur dihej se autoritetet në Kosovë kishin lëshuar një urdhërarrest për të njëjtin, pas dyshimeve për “frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale” në rastin Brezovica (shih këtu).

Cila është e vërteta?

Ndryshe nga pretendimi i kësaj llogarie në “X”, hibrid.info ka gjetur se së paku njëra nga fotografitë e publikuara dje (28 maj) nuk është realizuar në vitin 2023.


Vegëza e publikimit në “X” nga llogaria “Fitim Çeku”:

https://archive.is/VHAG7


Edhe pse në mbishkrimin e këtij publikimi pretendohet se imazhet e paraqitura janë ekskluzive, hibrid.info ka gjetur së paku njërën nga to të publikuar edhe më herët.

Përmes makinave të kërkimit, është vërtetuar se ky imazh i Milan Radoiçiqit të armatosur, që e shfaq atë në Mitrovicë të Veriut bashkë me një grup tjetër të armatosur e të maskuar, ishte bërë publik në një konferencë për media të mbajtur më 23 dhjetor, 2023, nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla (shih këtu).

Në këtë konferencë, ministri Sveçla pati treguar se pas ekzaminimit të një telefoni të gjetur, të një personi të identifikuar si terrorist, është gjetur imazhi në fjalë që sipas Sveçlës dëshmon praninë e Radoiçiqit në veri gjatë kohës së barrikadave (shih këtu), kur ishte arrestuar ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq (shih këtu).

Që do të thotë se, në bazë të asaj që thotë Sveçla, njëra nga këto fotografi është shkrepur dikur gjatë vitit 2022.


Analiza:

Pretendimi se imazhi që shfaq Milan Radoiçiqin në Mitrovicë të Veriut, pranë bustit të “Car Lazarit”, është i vitit 2023, nuk është i saktë.

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se fotografia në fjalë është shkrepur gjatë vitit 2022, potencialisht në kohën kur ishin vendosur barrikadat në veri, pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Pantiq.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »
1406