[email protected]
Jo, Italia nuk i ka ofruar FSK-së helikopterë për blerje
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Po pretendohet se Italia i ka ofruar për blerje helikopterë Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK).

Ky pretendim u publikua nga kanali “DARDANIA EAGLE” në Youtube dhe nga llogaria në TikTok me emrin “teamkosovo2”.

Çka ka të vërtetë në këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se pamjet janë marrë nga faqja zyrtare e FSK-së në Facebook, përmes së cilës ky institucion shkroi se “Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), ka qëndruar për vizitë delegacioni nga Forcat e Armatosura Italiane i udhëhequr nga nënkolonel Marco Mascari instruktor pilot”.

Pra, në asnjë rast nuk thuhet se shteti italian i ka ofruar për blerje FSK-së helikopterët “Agusta Westland”.


Vegëzat e postimit të publikuar në Youtube dhe TikTok:

https://archive.is/90xtX

https://archive.is/oUwH1


Çka tha FSK-ja në lidhje me këtë vizitë?

“Vizita është realizuar bazuar në planin bilateral të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Italisë me qëllim të informimit dhe njoftimit me kapacitetet, infrastrukturën dhe kushtet e trajnimit që ofron QNTKSH, dhe mundësive për bashkëpunim në të ardhmen”, shkroi ndër të tjerash në postimin e publikuar në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook. (shih këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar përmes “Google” në lidhje me këtë pretendim, por nuk ka është gjetur asnjë informacion të publikuar në media që do ta mbështeste atë. (shih këtu)


Analiza:

Duke përdorur fotografi nga vizita e delegacionit nga Forcat e Armatosura Italiane në Gardën Kombëtare të FSK-së, u pretendua rrejshëm se shteti italian i ka ofruar FSK-së helikopterë për blerje.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar online që do ta mbështeste këtë pretendim

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »
1406