[email protected]
Kurti nuk ka thënë se “incizimet Kusari-Radoiçiq janë montazhë”, por se “situata është e montuar”
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

“Kurti: Incizimet Kusari-Radojciq janë montazhë” mban titullin emisioni “Info Magazine” i televizionit Klan Kosova. (shih këtu vegëzën e arkivuar)

Emisioni u publikua dje (4 qershor) në kanalin zyrtar në Youtube të televizionit Klan Kosova.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për publikimin e një audio-incizimi të një telefonate nga mediumi online “Nacionale” ku pretendohet se është shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me Milan Radoiçiqin, përgjegjësin kryesor të sulmit në Banjskë, është shprehur se “ajo është një situatë e montuar”.

Pra, Kurti nuk ka thënë se “incizimet janë montazhë”, siç pretendohet në titullin e emisionit “Info Magazine”, por se situata është e montuar.


Vegëza e video-materialit të publikuar në kanalin zyrtar të Klan Kosova në Youtube:


Nga minuta 2:28, në këtë video-material shfaqet deklarata e Kurtit lidhur me bisedën telefonike të publikuar ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit. (shih këtu)


Çka do të thotë fjala “montazh”?

Duke u bazuar në fjalorin online të gjuhës shqipe “fjalorthi.com”, termi “montazh” e ka këtë shpjegim:

montázh,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) bashkim ose lidhje pjesësh a elementesh në një të tërë; montim: montazh fotografik; bëj montazhin e filmit. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Kurti në lidhje me publikimin e bisedës telefonike që pretendohet se është realizuar ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit, u shpreh se “ajo është një situatë e montuar”.

Pra, i pari i Qeverisë nuk është shprehur se “incizimet Kusari-Radoiçiq janë montazhë”, siç paraqitet në titullin e emisionit “Info Magazine” në Klan Kosova.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson titullin e kësaj përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Translate »
1406