[email protected]
Matthaus nuk ka folur për kombëtaren shqiptare të futbollit
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet përmbajtje që pretendon se ish-futbollisti gjerman, Lothar Matthaus ka vlerësuar paraqitjen e kombëtares shqiptare si më të mirë, përballë Spanjës në ndeshjen në kuadër të Euro 2024 në futboll.

Përmbajtja është publikuar dje (25 qershor) në një grup publik në Facebook, me emrin “Kombëtarja Kuq e Zi” dhe po ashtu nga disa portale informative në gjuhën shqipe.

A është e vërtetë deklarata?

Hibrid.info nuk ka arritur të gjejë nga burimet kredibile të informacionit, që dëshmojnë se kjo deklaratë ka ardhur nga lojtari me më së shumti paraqitje në kombëtaren gjermane.


Vegëza e përmbajtjes së publikuar në grupin “Kombëtarja Kuq e Zi” në Facebook:

https://archive.is/avngm


E njëjta përmbajtje është gjetur e publikuar në formë artikulli informativ nga disa portale në gjuhën shqipe si: “shenja.tv”, “360grade.al”, “fol.mk” dhe “ina-online.net” (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Deklarata e pretenduar e ish futbollistit të kombëtares gjermane Lothar Matthäus:

Nuk kam pirë asgjë dhe nuk jam i lodhur, por shqiptarët ishin sonte më të mirë se spanjollët! Mund të shkojnë në shtëpi me ballin lartë! Shqiptarët mund të jenë krenarë… këto fjalë para plisit me dykrenare, me siguri që i dolën nga zemra. Edhe një prej kameramanëve ishte me plis në kokë – tërë kohën. Dua të them edhe njëherë: lojtarët luajtën mirë, aq sa dinë dhe mundën në këtë moment. A ka mundur më mirë, me siguri po. Por a kanë mundur të ndahen edhe më keq në fushë, edhe kjo ka mundur të ndodhë. Ndërsa Shqiptarët? Ata janë fituesit më të mëdhenj të këtij Kampionati deri tani


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google” për këtë deklaratë të pretenduar në gjuhën angleze dhe atë gjermane, por të njëjtën nuk e ka gjetur të publikuar në media me besueshmëri të lartë, as në formë teksti, audioje apo vizuele (shih këtu dhe këtu).

Komentet e fundit të gjetura, janë në disa artikuj që tregojnë se legjenda gjermane ka shprehur vlerësim të lartë për reprezentuesin e kombëtares spanjolle, Lamine Yamal (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se ish-futbollisti gjerman, Lothar Matthaus i ka vlerësuar shqiptarët si më të mirë se spanjollët në ballafaqimin ndërmjet tyre në Euro 2024, është i pa vërtetë.

Deklarata e pretenduar nuk është gjetur e publikuar në burime të besueshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »
1406