[email protected]
Mediat serbe dezinformojnë se një grua në krahët e një politikani serb është Saranda Bogujevci
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një imazhi në të cilin shfaqet Savo Manojloviq, kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme lokale në Beograd, pretendohet se ajo foto u shkrep në vitin 2015 dhe se gruaja që shihet krah tij është nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Kjo fotografi me këtë pretendim u publikua me datë 25 maj nga një llogari në gjuhën serbe në X (ish-Twitter) që mban emrin “Ledeni”. (shih këtu)

Ky postim nga kjo llogari me të njëjtin pretendim zuri vend edhe në mediumet serbe “Alo.rs”, “24sedam.rs” dhe “Sd.rs”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërehet se gruaja në atë fotografi nuk përngjan aspak me Bogujevcin, si dhe krahasimi i fotografisë të vitit 2015 të nënkryetares së Kuvendit, tregon se ngjashmëria mes saj dhe gruas së panjohur deri më tani në foto me Manojloviqin është shumë e vogël.


Vegëzat e artikullit të publikuar në mediumet në gjuhën serbe:

https://archive.is/TG93w#selection-935.57-935.72

https://archive.is/RnmJv

https://archive.is/gxINM


Pjesë nga përmbajtja e artikullit të publikuar në Alo.rs, i përkthyer në shqip:

Savo Manojloviq, lideri i lëvizjes “Kreni-Promeni” dhe një figurë kontroverse në skenën politike, kandidoi për kryetar komune të Beogradit në zgjedhjet e ardhshme. Burimet e financimit ngritën shumë pyetje në lidhje me qëllimet e tij të vërteta, veçanërisht kur u bë e ditur se një nga financuesit kryesorë të tij ishte Rockefeller.

Për ta bërë skandalin edhe më të madh, së fundi në rrjetet sociale doli një foto e vitit 2015, ku Manojloviqi ishte në shoqërinë e Saranda Bogujevcit, anëtares së shquar të Lëvizjes “Vetëvendosje” të Albin Kurtit dhe nënkryetare e tanishme e të ashtuquajturit Kuvend të Kosovës. Kjo foto ka shkaktuar reagime të mëdha dhe ka ngritur pikëpyetje për të kaluarën e Manojloviqit.


Çka gjeti hibrid.info?

Në llogarinë e tij në X (ish Twitter), Manojloviq i ka bërë “repost” një postimi të profilit me emrin Anxheliјa Stanimiroviq, në të cilin thuhet “Edhe dikush me shikim të dobët do ta kuptonte lehtësisht se kjo nuk është Saranda”. (shih këtu)

Në anën tjetër, deri në shkrimin e këtij artikulli, në profilet zyrtare në Facebok dhe X, Saranda Bogujevci nuk ka reaguar në lidhje me këtë pretendim. (shih këtu dhe këtu)

Hibrid.info ka gjetur një fotografi të Bogujevcit në vitin 2015 të publikuar në Facebok, përmes së cilës ka bërë krahasimin me fotografinë që shihet një grua afër politikanit serb Manojloviq. (shih më poshtë krahasimin e fotografive)


Analiza:

Në disa media në gjuhën serbe u pretendua përmes një fotografie se gruaja që shihet afër politikanit serb, Savo Manojloviq, është nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe se kjo fotografi u shkrep në vitin 2015.

Pas krahasimit të kësaj gruaje me një fotografi të Bogujevcit të publikuar në vitin 2015 në Facebook, vërehet se ngjashmëria është shumë e vogël.

Po ashtu, Manojloviq në llogarinë e tij në X ka bërë repost të një postimi në të cilin shkruan “Edhe dikush me shikim të dobët do ta kuptonte lehtësisht se kjo nuk është Saranda”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »
1406