[email protected]
Mel Gibson nuk ka dhënë komente për Izraelin në rrjete sociale
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Në nëntor të vitit të kaluar, “reuters.com” e kishte trajtuar një postim që pretendonte për një deklaratë të aktorit, Mel Gibson, në lidhje me shtetin izraelit.

Deklarata e njëjtë, në të cilën pretendohet se aktori parasheh fundin e Izraelit, është publikuar edhe në gjuhën shqipe.

Hibrid.info e ka gjetur pretendimin e publikuar (18 maj) në Facebook, nga llogaritë me emrat “Mesxhid El Aksa” dhe “Mesxhid Al Aksa”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info e ka gjetur se pretendimi mbi e deklaratën e aktorit, është i pasaktë.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaritë “Mesxhid El Aksa” dhe “Mesxhid Al Aksa” në Facebook:

https://archive.is/H3n0L


Përmes makinës së kërkimit, “Google.com”, hibrid.info ka kërkuar të gjejë informata me deklaratën e pretenduar dhe ka gjetur se e njëjta është trajtuar dhe vlerësuar si lajm i rremë, në dy raste, nga “Reuters” dhe “The Associated Press” (shih këtu dhe këtu).


Në mbishkrimin e publikimit të postuar në gjuhën shqipe, pretendohet se aktori këto komente i ka bërë në rrjetet e tij sociale, por që pas kontrollit dhe verifikimit nga hibrid.info, është gjetur se Gibson, nuk ka asnjë llogari të verifikuar publike në “Facebook”, “Instagram” dhe “X”. 


I vetmi rast në të cilat duket se aktori ka folur për subjektin në fjalë, daton në vitin 2006, kur ky i fundit kishte shprehur komente antismetike, gjë për të cilën edhe është arrestuar (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se aktori Mel Gibson është shprehur në rrjete sociale, se Izraelit do t’i vijë fundi, është i pavërtetë.

Hibrid.info ka gjetur se aktori nuk ka llogari publike të verifikuar në rrjetet sociale.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »
1406