Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Opinioni i Enver Bytyçit paraqitet gabimisht me fotografinë e Christopher Hill

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Një imazh i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është shoqëruar me titullin “SHQIPTARËT SPIUNË TË SERBISË NË KOSOVË DHE RRËMUJA BALLKNIKE E KRYEMINISTRIT EDI RAMA” në një postim në Facebook.

Publikimi është bërë nga faqja “Ntv Televizion” të shtunën (8 qershor).

Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas verifikimit të fakteve, del se titulli i përdorur mbi imazh nuk korrespondon me përmbajtjen.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Ntv Televizion”:

https://archive.is/JXNc8


E në postim, faqja ka publikuar edhe vegëzën e artikullit. Klikimi në të çon në artikullin me titull: “Hill i kreh bishtin Serbisë së Vuçiçit: Nuk përzihemi në punët e brendshme”. (shih këtu)

Pas kërkimit në portalin “ntv.al” del se titulli i përdorur mbi imazhin e ambasadorit Christopher Hill është marrë nga artikulli që paraqet shkrimin autorial të Enver Bytyçit, të publikuar në uebfaqe po të njëjtën ditë. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Ntv Televizion” ka përdorur një titull të artikullit që paraqet shkrimin autorial të Enver Bytyçit, mbi një imazh të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere