[email protected]
Përmes një fotografie të manipuluar paraqitet rrejshëm se Kosova është e treta në Ballkan me pagën mesatare në sektorin publik
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet përmbajtje që pretendon se tregon pagat mesatare në sektorin publik, për vendet e Ballkanit, duke e renditur Kosovën si të tretën nga këto shtete.

Pretendimi është publikuar në TikTok nga një llogari me emrin “folejadardanis”, me anë të një imazhi ku shfaqen flamujt e vendeve të Ballkanit, me shifrat e pretenduara të pagës mesatare për secilin nga këto shtete.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se në fotografi janë paraqitur pagat minimale të këtyre vendeve dhe në të njëjtën është ndërhyrë duke manipuluar me të dhënat sa i përket Kosovës.


Vegëza e imazhit të publikuar në TikTok nga llogaria “folejadardanis”:

https://archive.is/Giedj


Pas hulumtimit me anë programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, hibrid.info ka gjetur fotografinë autentike të publikuar në Facebook (shih këtu).


Ndonëse nuk dihet burimi i të dhënave të publikuara, nga përshkrimi i publikimit, kuptohet se bëhet fjalë për pagën minimale e jo atë mesatare për vendet e Ballkanit.

Po ashtu, në fotografinë origjinale shihet se në vendin e tretë renditet Rumania, sa i përket pagës minimale si dhe mungojnë të dhënat për Kosovën, çka do të thotë se përmbajtja e e publikuar në TikTok nga llogaria “folejadardanis” është paraqitur me ndërhyrje.

Hibrid.info, megjithë hulumtimin nuk ka arritur të gjejë informata për pagat mesatare në sektorin publik të këtyre vendeve.


Analiza:

Pretendimi se Kosova renditet e treta me pagën mesatare më të lartë në sektorin publik, në mesin e vendeve të Ballkanit, është i pa saktë.

Fotografia që paraqet të dhënat është e manipuluar dhe në fakt paraqet pagat minimale për këto vende.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »
1406