[email protected]
Presidenti serb pa fakte pretendon se Kosova i ngriti “Bayraktarët” për t’i zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në një deklaratë të bërë sot (3 korrik), ka pretenduar pa fakte se Kosova i ka lëshuar dronët “Bayraktar” për t’i zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe.

Këtë deklaratë, ai e ka bazuar në ngjarjen e 31 majit, kur Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) bëri testimin e dronëve në fjalë në Aeroportin e Gjakovës.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur ndonjë informacion publik që do të mbështeste pretendimet e presidentit serb për lëshimin e dronëve “Bayraktar” për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe.


Vegëzat e artikujve të publikuar nga mediat në gjuhën serbe si “euroneës.rs”, “politika.rs” e “pravda.rs”:

https://www.euronews.rs/srbija/politika/128735/vucic-pojacana-dejstva-vazduhoplova-sa-izvidackim-namerama-prema-republici-srbiji/vest

https://www.politika.rs/scc/clanak/621224/Vucic-Primetili-smo-podizanje-albanskih-bajraktara-iz-Dakovice-video

https://pravda.rs/2024/7/3/vucic-primecena-pojacana-dejstva-izvidjackih-vazduhoplova-albanci-dizali-bajraktare


Çka tha presidenti serb, Vuçiq?

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë në seancën e kolegjit të zgjeruar të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në kazermën “Banjica 2” në Beograd.

Aty ai ka folur për kapacitetet e ushtrisë së Serbisë, ndërsa ka zënë në gojë edhe kapacitetet ushtarake të Kosovës.

Vuçiqi pretendoi pa fakte se Kosova po i lëshon dronët “Bayraktar” nga Gjakova për të zbuluar pozicionet e ushtrisë së Serbisë.

Kemi vënë re ngritjen e Bayraktarëve (dronëve) shqiptarë nga Gjakova më 5 dhe 20 qershor në lartësinë 5800 metra me qëllim të zbulimit të pozicioneve të Ushtrisë së Republikës së Serbisë. Po ashtu edhe aeroplanët suedezo-gjermanë po bëjnë të quajturat imazhe lidare jo nga territori nën kontrollin e Ushtrisë së Serbisë, por nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin efektiv të RS, por ato bëjnë regjistrime shumë të sakta për shkak të pranisë së forcave të sigurisë dhe ushtarake të Republika e Serbisë në territorin e Serbisë Qendrore.


Çka tha ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci?

Më 31 maj, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, njoftoi se kishte vizituar, bashkë me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, njësinë SAPP në Aeroportin e Gjakovës për t’i vëzhguar nga afër operimet me dronët “Bayraktar” të kryera nga oficerë të FSK-së.

Ai tha se aty u njohën me opercionalizimet e kapaciteteve të fluturakeve Bayraktar TB-2, të demonstruara nga oficerët e njësisë Sisteme Ajrore Pa Pilot (SAPP).

Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë sonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurtë përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta pajisim ushtrinë tonë me sisteme armatimi moderne dhe të sofistikuara, në shërbim të mbrojtjes dhe të sigurisë së Kosovës dhe për ta ruajtur paqen në vend dhe rajon! (këtu)


Përpos këtij njoftimi, në një përgjigje për The Geopost, Ministria e Mbrojtjes ka demantuar deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq se gjoja “dronët bajraktarë kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe.

Nuk qëndron lajmi që ne operojmë apo koordinojmë me ndokënd operime jashtë kufijve të Kosovës. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është mbështetja e operacioneve brenda territorit të Kosovës”, deklaron Ministria e Mbrojtjes.

Krahas kësaj, edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka quajtur të pasakta deklaratat e Vuçiqit. Ai në një përgjigje për Tëvë 1, deklaroi se operimi i dronëve bëhet vetëm brenda shtetit të Kosovës.

Kapacitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të fokusuara në ndërtimin e elementëve për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit tonë. Në këtë aspekt edhe dronët ‘Bayraktar’ si pjesë e sistemit të armatimit… i inventarit të FSK-së është pjesë përbërëse e njësive operacionale të FSK-së dhe ne në kuadër të FSK-së kemi njësinë e sistemeve ajrore pa pilotë që kryen operim me dronët “Bayraktar” dhe normalisht që operimi i tyre bëhet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa pasur synim vëzhgimin e asnjë vendi fqinj dhe pa pasur synim shkeljen e hapësirës ajrore të asnjë vendi. Normalisht bazuar në planin e operimit këta dronë fluturojnë në qiellin e Kosovës gjithmonë pra me synimin që të testohen, të operohet me ta me qëllim të vëzhgimit të terrenit në Republikën e Kosovës”.


Analiza

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, pretendoi pa fakte se Kosova i ka lëshuar dronët “Bayraktar” për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion publik që do të mbështeste pretendimet e presidentit serb. Krahas kësaj, pretendimi i Vuçiqit është demantuar nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Teori konspirative”.

Teoritë konspirative

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others

Translate »
1406