[email protected]
Publikohet sërish pretendim i rremë se Thaçi është dënuar
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material, me mbishkrimin që pretendon se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë nën akuza për krime ndaj njerëzimit, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Pretendimi është publikuar dje (23 shtator) në TikTok nga një llogari me emrin “pograddeccii”.

Cila është e vërteta?

Gjykimi ndaj ish-presidentit Thaçi po vazhdon dhe ende nuk është marrë asnjë vendim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.


videon në fjalë pretendohet se Thaçi ka marrë dënimin 37 vjet.


Hibrid.info ka hulumtuar për informata dhe në njoftimet e fundit, në ueb-faqen e “Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special”, është gjetur asnjë lajmërim që konfirmon përfundimin e gjykimit të ish-presidenti (shih këtu).

Hibrid.info po ashtu ka hasur një artikull të publikuar (21 shtator) nga agjencia e lajmeve, “ekonomiaonline.com”, ku njoftohet se zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka deklaruar se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, deri në prillin e vitit të ardhshëm (shih këtu).

Një tjetër e dhënë që mund të shihet me dyshim është edhe pretendimi për vitet e shqiptuara (37 vjet) me burgim për Thaçin. Sipas Ligjit për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar, dënimi i shqiptuar kundër personave të shpallur fajtorë për krimet sipas nenit 14(2) është  në përputhje me dënimet për krimet e përcaktuara në Kodin Penal të Kosovës të vitit 2012.

Derisa në Kodin Penal të vitit 2019, për vepra penale për të cilat ligji parasheh dënim me burgim të përjetshëm, gjykata mund të shqiptojë dënim me burgim deri në tridhjetë e pesë (35) vjet, në Kodin Penal të vitit 2012, nuk ka një përcaktim të tillë.

Çka do të thotë se pretendimi për vitet e shqiptuara me dënim ndaj Thaçit, është i pa saktë.


Analiza:

Pretendimi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me burgim të përjetshëm (37 vjet) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, nuk është i vërtetë.

Hibrid.info ka gjetur se Thaçi po vazhdon ende të gjykohet dhe se dënimi që mund të shqiptohet, në rast se ligji parasheh dënim me burg të përjetshëm për të, është 35 vjet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »