[email protected]
Raportohet gabimisht se PSG e mposhti Dortmundin në Ligën e Kampionëve
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

U pretendua se ekipi futbollistik Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Postimi u publikua sot (2 maj) nga portali informativ “Ntv.al” në faqen zyrtare në Facebook, me mbishkrimin “CHAMPIONS LEAGUE, PSG VIJON TRADITEN, MPOSHT DORTMUNDIN NE GJYSME FINALEN E PARE”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i pasaktë, pasi që ndeshja e mbrëmshme në kuadër të Ligës së Kampionëve u mbyll me fitoren e Dortmundit ndaj PSG, me rezultat 1-0.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga “Ntv.al”:

https://archive.is/xZPcC


Pretendimi i pasaktë në lidhje me rezultatin e kësaj ndeshjeje u bë vetëm në mbishkrim të postimit në Facebook, ndërsa në përmbajtje të artikullit sqarohet saktë se përmballja në mes të këtyre dy skuadrave u mbyll me fitoren e Dortmund-it.

Në uebfaqen zyrtare të shtëpisë së futbollit evropian “UEFA”, sqarohet se ndeshja u fitua nga Borussia Dortmund me rezultat 1-0. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se portali informativ “Ntv.al” ka pretenduar gabimisht se ndeshja ndërmjet Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain u mbyll me fitoren e skuadrës francize.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others