[email protected]
SMS që bën thirrje për të klikuar vegëzën nga gjoja Posta e Kosovës, është mashtrim
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Një mesazh (SMS) iu është dërguar në telefon qytetarëve të Kosovës në të cilin shkruan “Pakoja juaj nuk mund të dorëzohet sepse nuk ka numër shtëpie në adresë”.

Përmes këtij SMS-i bëhet thirrje të klikohet në një vegëz, me arsyetimin të përditësohet adresa e shtëpisë për t’iu riorganizuar dorëzimi i pakos.

Çka nuk shkon me këtë SMS?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se numri që ka dërguar këtë mesazh në telefon ka prefiksin +63 që i takon shtetit të Filipineve. Ndërsa, vegëza e paraqitur në SMS është e dyshimtë dhe ka për qëllim marrjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale.


SMS i dërguar nga numri me prefiksin + 63:


Çka gjeti hibrid.info?

Dyshimi i parë ishte te prefiksi i numrit që ka dërguar këtë SMS. Hibrid.info ka hulumtuar se cili shtet ka këtë prefiks dhe gjetjet tregojnë se i takon shtetit të Filipineve. (shih këtu)

Po ashtu, hibrid.info, duke përdorur platformën për verifikim të ueb-faqeve “urlvoid.”, ka gjetur se vegëza që gjendet në SMS është e dyshimtë dhe se gjetjet tregojnë se ka për qëllim marrjen e të dhënave personale. (shih këtu)


Nëse e marrim këtë vegëz dhe e hapim në “Google”, na shfaqet se ajo është RISKY (me rrezik), si dhe e njëjta tregon ueb-faqen e quajtur “postaekosoves.icu”. (shih këtu)

Pas verifikimit, del se Posta e Kosovës nuk e posedon këtë ueb-faqe me prapashtesën “.icu”, por “.com”. (shih këtu)


Lidhur me këtë SMS, ka reaguar edhe vetë Posta e Kosovës përmes faqes zyrtare në Facebook, përmes së cilës bëhet thirrje që mos të klikohet në vegëzën që paraqitet në mesazh. (shih këtu)

Edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve që kanë për qëllim marrjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale. (shih këtu)


Analiza:

Një SMS me prefiks +63 që i takon shtetit të Filipineve, u ka ardhur disa qytetarëve në telefona me thirrjen që të klikohet në një vegëz në mënyrë që ta ndërrojnë adresën e shtëpisë, për të pranuar një pako.

Hibrid.info pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, ka gjetur se vegëza e paraqitur në SMS është e rrezikshme dhe ka për synim marrjen e të dhënave personale.

Po ashtu, kjo vegëz na paraqitet me emrin “postaekosoves.icu” që nuk është ueb-faqja zyrtare e Postës së Kosovës, pasi ajo zyrtare mban prapashtesën “.com”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »
1406