[email protected]
Vazhdon të shitet online produkti i rremë “U Caps” me pretendimin se ndihmon në rikthimin e dëgjimit
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Një produkt që mban emrin “U Caps” është hedhur për shitje online në Facebook, me pretendimin se i njëjti është ilaç që ndihmon në rikthimin e dëgjimit.

Produkti u gjet i publikuar nga faqja “OSW Association” në Facebook me datë 27 qershor.

Në postim ndër të tjerash thuhet se për këtë produkt garantohet cilësi dhe se çmimi i tij është 20 euro.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka vërtetuar se ky produkt është i rremë.


Vegëza e postimit të këtij produkti në faqen “OSW Association”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02nVThY4ZsHk8zWn33nFXSYPjMAsfZhGjp5GXTViwhkg6ifFk6wFGuaHsNGyQx94Ucl&id=61560400120809


Pasi të klikohet postimi, hapet vegëza e ueb-faqes “al5.diefiltertea.info”, që ofron mundësinë për të porositur produktin në fjalë.

Hibrid.info duke përdorur platformat online për verifikim të ueb-faqeve si si “getsafeonline.org” dhe “scamdoc.com”, ka vërtetuar se “al5.diefiltertea.info” është e dyshimtë. (shih këtu dhe këtu)


Çfarë produkti është U Caps?

Pas hulumtimit rreth këtij produkti të quajtur “U Caps”, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga kontrollues faktesh nga Bosnja, “Raskrinkavanje.ba” që kanë trajtuar përmbajtjen e ngjashme, ku është vërtetuar se ky produkt është i rremë. (shih këtu)


Në postimin e bërë nga faqja “OSW Associacition” është paraqitur edhe një fotografi e një gruaje me pretendimin se emri i saj është Kujtesa Lushtaku, e cila pretendohet se ka rekomanduar për ta përdorur këtë produkt.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar “InVID”, ku ka gjetur se gruaja e paraqitur në postim nuk është shqiptare dhe se fotografia është gjetur e publikuar në platformën online për video dhe fotografi “Shutterstock”. (shih këtu)


Disa lexues kanë komentuar në postimin e publikuar në Facebook, duke treguar se kanë porositur produktin në fjalë dhe se i njëjti nuk u ka ndihmuar në rikthimin e dëgjimit. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se për të shitur këtë produkt që pretendohet rrejshëm se ndihmon në rikthimin e shikimit, është përdorur edhe një fotografi e një gruaje, të cilën e paraqesin rrejshëm si shqiptare.

Hibrid.info po ashtu ka vërtetuar se ueb-faqja që e mundëson blerjen e këtij produkti, është e dyshimtë.

Kontrollues faktesh nga Bosnja “Razkrinkavanje.ba”, me datë 25 prill në artikullin e publikuar në lidhje me produktin “U Caps”, kanë sqaruar se i njëjti është i rremë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »
1406