[email protected]
Huqje në përkthimin shqip të deklaratës së Vuçiqit me pretendimin se e përmend bashkëshortin e presidentes Osmani
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Gjatë fjalimit të djeshëm (22 prill) të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u pretendua se i njëjti e ka inkriminuar në plagosje dhe vrasje të serbëve të Kosovës bashkëshortin e Presidentes Vjosa Osmani.

Derisa Vuçiqi po fliste për pretendimet e tij në lidhje me dhunën ndaj serbëve në Kosovë, gjegjësisht për një rast të vitit 2023 kur një person i nacionalitetit shqiptar i Kosovës, pjesëtar i FSK-së, kishte shtënë me armë zjarri dhe kishte plagosur dy të rinj serbë, përkthyesi simultan në gjuhën shqipe i seancës që po transmetohej drejtpërdrejt nga transmetuesi publik i Kosovës pretendoi se në këtë rast është i përfshirë bashkëshorti i presidentes Osmani.

Artikuj me të njëjtin pretendim u publikuan në disa portale informative, duke u bazuar në të njëjtin përkthim.  

Pasi është rishikuar fjalimi i presidentit serb në origjinal nga kanali zyrtar i KS të OKB-së, është gjetur se ai nuk e ka përmendur bashkëshortin e presidentes në asnjë rast, e aq më pak lidhur me plagosjen e dy të rinjve serbë, për çka përkthyesi thotë se edhe i ka vrarë.

Vegëzat e artikujve të publikuar në disa portale informative dhe e transmetimit të drejtpërdrejtë:


Vegëzat e artikujve të publikuar në disa portale informative dhe e transmetimit të drejtpërdrejt:

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/465261529295504 (transmetimi i drejtpërdrejtë, minuta 39:00 deri në 40:20)

https://ghostarchive.org/archive/LHnzv

https://ghostarchive.org/archive/07lLt


VIDEOJA E FJALIMIT TË PRESIDENTIT TË SERBISË VUÇIQ ME PËRKTHIM SIMULTAN

Pak kontekst:

Seanca e Këshillit të Sigurimit u mbajt dje (22 prill) në New York ku u ballafaquan presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti serb në pjesën kur flet për sfidat e serbëve në Kosovë, e përmend edhe rastin e plagosjes me armë zjarri të dy të rinjve serbë në Shtërpcë gjatë janarit të vitit të kaluar, për të cilin rast është arrestuar një pjesëtar i FSK-së si i dyshuar. (këtu)  

Çka tha përkthyesi?

Në përkthimin simultan në gjuhën shqipe të transmetimit të drejtpërdrejtë, në pjesën kur flitet për këtë rast, është vërejtur se përmendet bashkëshorti i presidentes Osmani.

“25 sulme kundër fëmijëve serbë duke përfshirë edhe përpjekjen për vrasjet një fëmije 11 vjeçar serb nga përfaqësuesi i FSK-së në Krishtlindje të njëzet e tretës dhe nga kushëriri i tij, 21 vjeçar, dhe në vend që të dënohen regjimi i Kurtit në Prishtinë, po shpërblehet. Në s’mund të llogarisim apo përmendim të gjitha problemet që kanë kaluar në Banjska edhe para këtij Këshilli, asnjëherë, sa i përket këtij rasti nuk është ngritur çështja e krimit masiv të kryer nga presidentja, burri i presidentes, Vjosa Osmani, që ka përdorur pushkën e tij që e përdor në shërbim, dhe në Krishtlindjet Ortodokse ka vrarë 11 vjeçarin dhe 21 vjeçarin, kushëririn e tij”.

Cila është deklarata origjinale e presidentit serb? (këtu).  

25 attacks against Serbian children including attempt of murder of 11 years old child by the representative of illegal Kosova Security Forces on Christmas 2023 and his cousin of 21 years old. And yet instead of being sanctioned, Kurti’s regime in Pristina keeps being rewarded. We cannot count the number of times the events in Banjska have been mentioned by various international officials, news outlets and even in front of this Council. On the other hand, not even once of that zeal and energy has been used to raise the issue of the horrific crime committed by a soldier under the command here present, Vjosa Osmani. A uniformed soldier of the so-called KSF, who while and duty using his service rifle and on the eve of the Orthodox Christmas cold bloodedly shot an 11 year old boy, Stefan Stojanovic and his 21 year old cousin, Milos Stojanovic”. (origjinali në Anglisht)

Përkthimi në shqip i deklaratës së tij:

25 sulme kundër fëmijëve serbë, përfshirë tentim vrasjen e 11-vjeçarit serb nga përfaqësuesi i Forcave ilegale të Sigurisë së Kosovës në Krishtlindje të vitit 2023 dhe kushëririn e tij 21-vjeç, dhe në vend që të sanksionohet, regjimi i Kurtit në Prishtinë vazhdon të shpërblehet. Nuk mund të numërojmë se sa herë është përmendur rasti i Banjskës nga zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë, media e edhe para këtij Këshilli. Në anën tjetër, asnjëherë ky zell dhe energji nuk është përdorur për të ngritur çështjen e krimit të tmerrshëm të kryer nga një ushtar nën komandën e këtu prezente, Vjosa Osmanit. Një ushtar i uniformuar i të ashtuquajturës FSK i cili, derisa ishte në detyrë dhe duke përdorur armën e tij zyrtare, dhe në natën e Krishtlindjes Ortodokse, me gjakftohtësi shtiu ndaj 11-vjeçarit Stefan Stojanoviq dhe kushëririt të tij 21-vjeçar, Millosh Stojanoviq”. (përkthimi në shqip)

Pra, në deklaratën origjinale të presidentit serb, nuk përmendet në asnjë rast bashkëshorti i presidentes Osmani, lidhur me plagosjen, e aq më pak për vrasjen e dy të rinjve serbë.


Analiza:

U pretendua se është përmendur bashkëshorti i Presidentes Osmani, në fjalimin e Presidentit serb, Vuçiq lidhur me plagosjen e dy të rinjve serbë në Kosovë.

Pas verifikimit të fjalimit, u gjet se huqja ka ndodhur gjatë përkthimit simultan të drejtpërdrejtë ku është keqinterpretuar pjesa në të cilën pretendohet se përmendet bashkëshorti i Presidentes Osmani. Në fakt, Vuçiqi nuk e ka përmendur bashkëshortin e Presidentes.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply