[email protected]
Përmes titullit nuk sqarohet se bëhet fjalë për një ngjarje në SHBA
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Titull që nuk tregon vendndodhjen e ngjarjes ka përdorur mediumi “Top-Channel” në një artikull për një studente që u raportua se e ka braktisur foshnjën në kosh të mbeturinave në Universitetin e Tampas të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tronditëse, studentja lind fëmijën në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh: E lava, e mblodha me peshqir dhe…” është titulli i mediumit, në artikullin e publikuar të premten, 3 maj.


Vegëza e artikullit:


Lajmi me titull të njëjtë është shpërndarë edhe nga disa mediume të tjera në gjuhën shqipe – shih këtu, këtu dhe këtu.

Në artikuj, për dallim prej titullit, në fjalinë e parë përmendet vendngjarja.

“Një studente 19-vjeçare e Universitetit të Tampas, ka braktisur në koshin e mbeturinave foshnjën e saj, pasi e lindi në tualetin e konviktit”, thuhet në hyrjen e artikullit të “Top-Channel”.

Për më shumë, pos titullit edhe përmbajtja e artikullit është e njëjtë në të katër mediumet e lartcekura. Aty sqarohet se foshnja është gjetur pa shenja jete e raportohet edhe për deklaratën e studentes.  


Në postimet në Facebook, përmbajtjet kanë marrë dhjetëra reagime e komente. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

“Top-Channel” ka publikuar të premten një artikull me titullin “Tronditëse, studentja lind fëmijën në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh: E lava, e mblodha me peshqir dhe…”. Artikulli i njëjtë është publikuar edhe nga mediume të tjera të lartcekura. 

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se në titull nuk është treguar vendi ku ka ndodhur ngjarja, edhe pse në përmbajtje tregohet se ajo ka ndodhur në Universitetin e Tampas në SHBA.

Bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Clickbait”. 


Arsyetimi: 

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others