[email protected]
Videoja e fluturimit Kosovë-Zvicër në vitin 2019, paraqitet si e realizuar gjatë incidentit në fluturimin Londër-Singapor
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali të shkurtër (18 sekonda) po pretendohet se pamjet janë realizuar në  aeroplanin Boeing 777-300ER i “Singapore Airlines”, i cili më 21 maj u godit nga turbulenca të forta, e që si pasojë ka humbur jetën një person dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Video-materiali u publikua nga një llogari në Facebook me emrin Urim Duka. (shih këtu të arkivuar)

Cila është e vërteta rreth këtij video-materiali?

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se videoja nuk i përket kësaj ngjarjeje dhe se e njëjta është realizuar në vitin 2019, gjatë një fluturimi nga Kosova për në Zvicër.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga llogaria “Urim Duka”:

https://www.facebook.com/urim.duka.5/posts/pfbid02z4Y1gTnpJTyWRXrBhVJWgYZLGAJZisP84EQBHwoxuwd4ZnnKYwfAnzAGpSUp3MQRl


Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në mediumin në gjuhën angleze “Euronews.com”. (shih këtu dhe këtu)


Në artikullin e publikuar me datë 19 qershor 2019 në Euronews, thuhet se pamjet janë realizuar nga “Mirjeta Shala”.

Pjesë nga artikulli i publikuar në Euronews.com, i përkthyer në shqip:

Një pasagjer në një fluturim nga Kosova për në Zvicër ka kapur momentin kur një aeroplan ka goditur një xhep të fortë turbulence.

Dhjetë persona u lënduan në incidentin në bordin e fluturimit të ALK Airlines nga Prishtina në Bazel, duke përfshirë një anëtar të ekuipazhit të kabinës i cili u hodh në tavan.


Ky video-material me të njëjtin pretendim është publikuar me datë 21 maj në X (ish-Twitter) edhe nga një llogari me përmbajtje në gjuhën angleze “GIDI”, që numëron gati 2 milionë ndjekës.

Në mbishkrimin e kësaj përmbajtjeje, kjo llogari pretendon se pamjet paraqesin fluturimin nga Singapori në Londër. Në pamjet e paraqitura në këtë video-material gjendet edhe logoja e televizionit britanik Sky News. (shih këtu)

Hibrid.info ka gjetur videon e njëjtë të publikuar në llogarinë e Sky News në X (ish-Twitter), e cila mban datën e publikimit (17 qershor 2019). (shih këtu)


Analiza:

Me anë të një videoje të realizuar nga një fluturim Kosovë-Zvicër, në të cilin kishte turbulenca, u pretendua rrejshëm se pamjet paraqesin turbulencat që kishte në fluturimin Londër-Singapor, ku humbi jetën një person dhe mbi 70 të tjerë u lënduan.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »