Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

George Soros nuk ka vdekur dhe as nuk ka pasur sulm në zemër

HIBRID

Në media sociale janë shpërndarë postime që pretendojnë rrejshëm se ka ndrruar jetë George Soros.

Ky pretendim është shpërndarë së pari nga një profil në Twitter, që mbanë emrin “Cillian” më 14 të këtij muaji.

Përpos që ky pretendim ishte i rremë, i njëjti është kundërshtuar nga vet Soros.

Pretendimi në postim është bërë në gjuhën angleze dhe përmbanë një postim që synon të duket si “një lajm i fundit” i rëndësisë së lartë.

Pretendimi autentik i shkruar në Twitter:

BREAKING: George Soros has died of a violent heart attack, according to Politics For All Ireland

I përkthyer në shqip:

 “Lajm i fundit: George Soros ka vdekur nga një sulm i dhunshëm në zemër, sipas Politics For All Ireland”.

Vegëza e pretendimit të rremë të publikuar nga profili me emrin “Cillian” në Twitter.

https://twitter.com/CilComLFC/status/1657844685329559559?s=20

Përpos këtij profili, postim me pretendim të njëjtë e kanë shpërnda edhe profile tjera. Njësiti për kontroll të fakteve (fact-checking) i agjencisë Reuters, ka identifikuar edhe një profil tjetër në Instagram që ka shpërnda pretendim të njëjtë (shih këtu), profili mbanë emrin “hilary.dixon”.

Por, pas shpërndarjes së këtyre pretendimeve, ka reaguar vet figura e përfolur, aktivisti George Soros, që njihet për aktivizimin e tij shoqëror dhe për udhëheqjen e fondacionit që mbanë mbiemrin e tij.

Përmes një cicërime në profilin e tij në Twitter, ai ka kundërshtuar këtë pretendim.

Reagimi autentik në anglisht i George Soros përmes cicërimës:

I përkthyer në shqip:

“Thashethemet se kam pasur një atak në zemër janë krejtësisht të rreme. Unë jam gjallë dhe i shëndetshëm”.

Edhe kontrollues tjerë faktesh nga mbarë bota e kanë demaskuar këtë pretendim të rremë (këtu dhe këtu).


Pretendimi i rremë për vdekjen e George Soros është publikuar edhe në disa media në gjuhën shqipe. Ndonëse mediat që publikuan atë, përmes përmbajtjes paraqitën si pretendim të rremë, në titujt e artikujve, ngrisin dilemën për vërtetësinë e tij, duke përfunduar pretendimin me pikëpyetje. (shih artikujt e mdiave në shqip këtu dhe këtu)

Përmes titujve, këto media lënë hapësirë që nga lexuesit të kuptohet si lajm i mirëqenë.


Analiza:

Nga kontrolli i fakteve nga hibrid.info por edhe kontrollues tjerë të fakteve rezulton se pretendimi i për vdekjen e George Soros është tërësisht i pavërtetë. Publikuesit e këtij pretendimi e kanë bërë një gjë të tillë pa u bazuar fare në burime kredibile.

Kështu që, pas konsultimit me metodologjinë e hibrid.info, ky pretendim merr vlerësimin si “lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere