[email protected]
Novosti.rs nuk arrin ta argumentojë pretendimin se protesta në Tiranë u organizua nga Berisha e Haradinaj
shape
shape
shape

Gjatë ditës së djeshme (20 nëntor), media serbe “Novosti.rs” ka publikuar një artikull me titull “Konfirmohet shkrimi i “NOVOSTI”: Ekstremistët po përgatisin protesta kundër Vuçiqit në Tiranë (FOTO)”

Mirëpo, në brendësi të artikullit, përveç fotografive të protestës së djeshme të organizuar në Tiranë, nuk ka asnjë dëshmi tjetër që e vërteton pretendimin e bërë një ditë më parë nga ky medium.

Në artikullin e të dielës (19 nëntor) nga ky medium pretendon se protesta e organizuar në Tiranë, për të kundërshtuar vizitën e Aleksandar Vuçiqit, është bërë në bashkëpunim të Sali Berishës dhe Ramush Haradinajt.

Këtë pretendim ky medium serb e bazon në, siç shkruan, “burime të tyre”, por pa dhënë detaje tjera që mund të tregojnë institucionin brenda të cilit kanë mund t’i marrin këto informata.

Në këtë artikull përmendën detaje se kjo protestë është organizuar nga Sait Dollapi, ish sekretar i Partisë Demokratike dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj të cilët, autori i këtij i cilëson si persona më të afërt të ish-presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Por, përveç burimeve të kësaj medie, autori nuk ofron ndonjë fakt që provon pretendimin.

Tutje në artikull thuhet:

Bashkëbiseduesit tanë të mirëinformuar pohojnë se Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë.

Prandaj Lushaj dhe Dollapi dje shkuan në krahinën jugore të Serbisë (Kosovë) për të organizuar ardhjen e ekstremistëve nesër dhe pasnesër në Tiranë dhe këtë operacion e ka përkrahur edhe kryeministri aktual i Institucioneve të Përkohshme në Prishtinë, Albin Kurti.

Vegëza e artikullit të “Novosti.rs” të publikuar më 19 nëntor:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1067589/berisa-licno-zvao-haradinaja-albanski-ekstremisti-spremaju-proteste-tokom-vuciceve-posete-tirani?fbclid=IwAR3ALzytRikREdogjNhJBnCjmPlHSfsruYuaOTPfCXrUURk0oAlm2XWV58U


Në titullin e artikullit të dytë rreth kësaj ngjarje, synohet që ngjarja (protesta) të paraqitet si konfirmim i artikullit të të parë.

Mirëpo, përveç fotografive nga protesta, në artikullin e dytë, nuk ka ndonjë fakt që e mbështetë pretendimin e bërë në artikullin e së dielës, siç pretendohet në titull.

Pjesë nga artikulli i dytë “Novosti.rs” i publikuar të hënën, ku pretendohet se po konfirmohet pretendimi i mëhershëm nga ky medium:

T: Konfirmohet shkrimi i “NOVOSTI”: Ekstremistët po përgatisin protesta kundër Vuçiqit në Tiranë (FOTO)”

Ekstremistët shqiptarë, me ndihmën e bollshme të politikanëve nga Kosova, kanë përgatitur protesta kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Ata kanë vendosur edhe një skenë për protestuesit në qendër të Tiranës – mëson “Novosti”.

Ndërsa, pjesa tjetër përmbajtjes së këtij artikulli përbëhen nga pohimet e bëra në artikullin e publikuar një ditë më parë.

Sipas burimeve tona, organizatorë të protestës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, personat më të besuar nga ish-presidenti dhe kryeministri Sali Berisha.

Bashkëbiseduesit tanë të mirëinformuar pohojnë se Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë. Lexoni më shumë rreth tij duke KLIKONI KËTU!

Vegëza e artikullit të publikuar më 20 dhjetor:

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1068068/potvrdjeno-pisanje-novosti-tirani-ekstremisti-spremaju-proteste-protiv-vucica-foto?fbclid=IwAR3DzLge4t8EHSvgRs_UHUOY65mkRYBkYqzXAF1Lk3E6UWoVo8oOf0va8Y8


Pra, një në artikullin e dytë rreth kësaj ngjarje, nuk konfirmohet ajo që pretendohet në artikullin e parë, përveç fotografive të ngjarjes.

Thirrja për protestë është bërë publike në profilin e Sali Berishës të dielën në orën 12:45 (shih këtu). I njëjti informacion është shpërndarë edhe në media, menjëherë pas këtij publikimi.

Ndërsa, synimi i mediumit serb se fotografitë e organizimit të protestës janë konfirmim i pretendimit të bërë, duken të jenë jo relevante.

Kundër këtij pretendimi ka reaguar edhe njëri nga politikanët e apostrofuar në këtë artikull, Ramush Haradinaj. Ai në një prononcim për “Gazetaexpress.com” i ka cilësuar këto pretendime si “përralla” (shih këtu).


Analiza:

Mediumi serb “Novosti.rs” ka synuar që fotografitë e protestës së organizuar të hënën (20 nëntor) t’i paraqes si konfirmim të pretendimit të bërë një ditë më herët se organzimi i kësaj protestë është bërë në bashkëpunim mes Sali Berishës e Ramush Haradinajt.

Mirëpo, përveç këtyre fotografive që dëshmojnë organizimin e protestës, që ka qenë publike, në këtë artikull nuk gjendet ndonjë fakt tjetër që argumenton pretendimin për mënyrën e organizimit, siç shkruhet në artikullin e së dielës (19 dhjetor).

Duke qenë se në artikullin e dytë nuk konfirmohet pretendimi i bërë në artikullin e një dite më parë, hibrid.info e vlerëson këtë si “Përmbajtje e Pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others