[email protected]
Pretendohet pa fakte se Fatih Terim do të jetë trajner i Kosovës
shape
shape
shape

Disa portale në gjuhën shqipe kanë publikuar artikullin me pretendim se trajneri i turk i futbollit, Fatih Terim, është nisur drejt Kosovës për të marrë “timonin” e përfaqësueses kosovare.

Ky pretendim i bërë në këtë artikull nuk ka burime, dhe i njëjti nuk argumentohet me asnjë fakt. Pra, është vetëm një supozim.

Ky artikull ka filluar të qarkullojë nëpër mediat në gjuhën shqipe më 11 janar të këtij viti, dhe i njëjti vazhdon të publikohet ende nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Pjesë të artikullit të publikuar në portalet si “news526media.com”, “botasot.info”, “alsat.mk” dhe  “infosport.mk”:

Pas largimit nga pozita e trajnerit të Galatasarajit, Terim mund të jetë një opsion për kombëtaren e Kosovës, duke pasur parasysh edhe përvojën e tij të madhe me kombëtaren e Turqisë.

Kosova ende nuk ka vendosur për përzgjedhësin e ri që nga shkarkimi i zviceranit Bernard Çallandes gjatë vitit të kaluar.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale:

https://news426media.com/2022/01/16/17917/?fbclid=IwAR3y23HCKI_9fNG0r-6FULSxMUjM5fXZCQg971pF6Mjawy3b37AQsmqstLU

https://alsat.mk/https-alsat-mk-terim-largohet-nga-gallatasarai-e-niset-drejt-kosoves/

https://www.botasot.info/futboll-sporti/1740961/trajneri-i-njohur-largohet-nga-galatasaray-e-niset-drejt-kosoves/

http://www.infosport.mk/2022/01/10/e-bujshme-fatih-terim-largohet-nga-galatasaraji-per-te-marre-drejtimin-e-kosoves/


Mirëpo, pretendimi i ngritur nga këto media, përveç që nuk bazohet në asnjë fakt, bije ndeshë edhe me qëndrimet e zyrtarëve të Federatës e Futbollit e Kosovës (FFK).

Më 23 dhjetor të vitit 2021 nga FFK në një prononcim për “Kallxo.com”, kanë deklaruar se trajneri i Kosovës do të zgjidhet para ndeshjeve të muajit mars, duke mos përmendur asnjë emër konkret. (shih këtu).

“Dardanët do ta kenë përzgjedhësin në ndeshjet miqësore të marsit dhe presidenti Ademi është duke punuar në këtë drejtim”, deklaruan ndër të tjerash nga FFK-ja për Kallxo.com.


Analiza:

Disa portale në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pretendim se trajneri turk i futbollit – Fatih Terim do të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës në futboll.

Ky pretendim i ngritur në këtë artikull nuk është i bazuar në asnjë fakt dhe i njëjti mbetet vetëm një supozim.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, artikulli merr vlerësimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others